Projekti EX.PO.AUS (Zgjerim i Potencialeve të Siteve të UNESCO-s në Adriatik)
Projekti EX.PO AUS (Zgjerim i Potencialeve të Siteve të UNESCO-s në rajonin e Adriatikut) është një projekt ndërrajonal i bashkëfinacuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit të Kooperimit Ndërrajonal IPA Adriatik 2007-2013. Projekti përfshin 12 partner nga rajoni i Adriatikut: Qyteti i Dubrovnikut në cilësinë e Partnerit Lider, Rajoni i Istrias, Qyteti i Splitit (Kroaci); Provinca e Ferrarës, Komuna e Ravenës – Muzeu i Arteve i Qytetit, Komuna e Alberobelos, Fondacioni Aquileia (Itali); Universiteti Primorska – Qendra Shkencore dhe Kerkimore (Slloveni); Qëndra e Konservimit dhe Arkeologjisë e Malit të Zi; Komisioni i Ruajtjes së Monumenteve Kombëtare (Bosnje-Herzegovinë); Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Butrintit (Albania), Komuna e Korfuzit (Greqi).