Trulli është një tip i ndërtesave tradicionale karakteristike me formë katërkëndshe, të mbuluara me çati konike dhe të ndërtuara me rrasa guri gëlqeror të grumbulluara në fushat përreth. Më vonë, me ndërtimin e bazeneve ujëmbledhës në zonë, ato u ndërtuan drejtpërdrejt në shkëmbinj natyrorë, duke përdorur ekskluzivisht teknikat e murit të thatë (pa llaç). Ato kanë krijuar një shprehi shumë të veçantë arkitektonike; nga njëra anë janë ndërtuar sipas traditave të teknologjive dhe tipologjive antike, duke datuar nga epoka prehistorike dhe duke mbijetuar në kohë në mënyrë të pandërprerë në këtë rajon jugor të Italisë; nga ana tjetër, situata aktuale e shpie tutje këtë teknikë në një shtrirje më të madhe gjeografike, në një kohë të caktuar midis shek. 17 dhe fundit të shek. 18. Kombinimi i dy ose më shumë Truleve me përmasa të ndryshme formojnë një banesë private (rezidencë). Një numër më i madh i truleve të grupuara lirisht me njëra tjetrën formojnë të ashtuquajturën “Trulaia” p.sh. një grup ndërtesash, verandash, bahçesh të vogla, stallash, ose kopshte të perimeve me gardhe të vegjël në të cilët mund të hyjë vetëm e zonja e shtëpisë. |
Alberobello, Trulli rruga | ![]() |
Trulli më i vogël, në të cilin rëndom vendosen shtretërit dhe gjendet vatra, lidhet me trullin kryesor përmes harqeve të vegjël. Trulli rurale duken përgjatë gjithë luginës së Istrias. Gjithësesi, i vetmi qytet i vërtetë dhe i unifikuar me këto tipe ndërtimesh është Alberobello, me dy zonat e tij kryesore, Monti dhe Aia Pikola. Monti i ndërtuar në një tërritor me një pjerrtësi të konsiderueshme, e cila mbulon një zonë prej 15 hektarësh dhe përfshin 1030 trulli. Ai është grupi i parë më i madh dhe i mirë identifikueshëm i truleve në qytet, i hapur si një freskues drejt bregores së ndarë nga pjesa tjetër e qytetit me bregdetin e Martelotës. Rrugicat bregores tatpjetë takohen të gjitha në të njëjtin vend për të lehtësuar rrjedhën e ujit. Zona e Aia Pikolas, me 590 ndërtesat e saj është grupi i dytë më pak homogjen i trullive. Shtëpitë e tyre puqen në një oborr të përbashkët ku që nga periudha e feudalizmit, fshatarëve u kërkohej të shinin grurin publikisht. Analizat e bëra në bazë të dokumentacionit egzistues dhe hulumtimeve në terren kanë mundësuar njohjen e shumëfishtë të vlerave, të cilat janë karakteristike për këtë zonë – si ato urbanistike, arkitektonike, dokumentare (që veçanërisht kanë të bëjnë me teknologjitë prehistorike), si p.sh. dëshmi (duke qenë ky vend përfaqësues i civilizimeve të zhdukura) dhe shoqërore. Megjithatë, në mënyrë që të vlerësohet rëndësia e qytetit të trullit për të gjithë njerëzimin, ai duhet të krahasohet me disa ndërtesa të ngritura dhe të shpërndara nëpër botë, veçanërisht në rajonin mesdhetar. |
Me fjalë të tjera, qyteti i truleve është në mënyrë të pamohueshme pjesë e një grupi më të gjerë të sajteve që vërtetojnë spontanitetin ose arkitekturën popullore tradicionale, “arkitekturën pa arkitekt”. I një rëndësie të veçantë është konteksti urban ku janë vendosur grupet historike të sajteve Aia Pikola dhe Rione Monti. Alberobello përfaqëson të vetmin shembull ku arkitektura e mureve të thata merr formën urbane, me të gjitha tiparet që ndihmojnë në identifikimin e sistemeve të grupuara të hapsirave private dhe publike që e karakterizojnë qytetin. Përtëritja urbane dhe zgjerimi i rrethinave në shekullin e fundit nuk ka modifikuar as thelbin e strukturës urbane dhe as nuk ka ndikuar në trashëgiminë e jashtëzakonshme arkitekturore të qytetit të trullit. Në ditët e sotme, Alberobello konsiderohet të jetë një nga vendbanimet spontane urbane më të veçanta dhe më mirë të konservuara në Europë. Regjistrimi i Alberobellos në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-së (LTB) në dhjetor të 1996, në bazë të kritereve kulturore (III.), (IV.), dhe (V.) u arsyetua nga Qendra e Trashëgimisë Botërore si vijon: “Ky sajt është me vlera të jashtëzakonshme universale si një shembull unik i ndërtuar sipas formave të ndërtesave që rrjedhin që nga teknikat e ndërtimit prehistorik, të cilat kanë mbijetuar deri në botën moderne të paprekura dhe ende funksionale.” |
Alberobello, Trullo Sovrano | ![]() |
Përshkrimi Historik Në luginën e Istrias ka dëshmi të vendbanimeve prehistorike, dhe ka të ngjarë që tradita “tholos” e ndërtimit mund t’i jetë prezantuar rajonit në atë kohë. Në përgjithësi mendohet që vendbanimet aktuale datojnë nga mesi i shekullit 14, dhe duket të ketë qenë një zonë e pabanuar në atë kohë e t’i jetë dhuruar Kontit të Konversanos nga Robert d’Anjou, Princi i Tarantos, si mirënjohje për shërbimin e tij gjatë kryqëzatave. Ai dhe pasardhësit e tij e kolonizuan zonën duke i zhvendosur njerëzit në çifligjet e tyre të afërta si |
Noci, duke i lejuar ata të ndërtonin kasolle të njohura si “casedde”. Gjithësesi, kërkimet e mëvonshme nga planifikues lokale sugjerojnë se shpërndarja e vendbanimeve rurale ka filluar rreth vitit 1000 të erë së re në të dy anët e lumit të vogël që tani rrjedh nën dhe përmes qytetit dhe bashkohet gradualisht me pjesët e fshatit të mëvonshëm Aia Pikola dhe Monti
Tradita thotë se banuesit e rinj detyroheshin të ndërtonin mure pa llaçë në mënyrë që shtëpitë e tyre mund të çmontoheshin shpejt.
|
Alberobello, Trulli rruga | ![]() |
|
Noci, duke i lejuar ata të ndërtonin vila të njohura si “casedde”. Gjithësesi, kërkimet e kohëve të fundit nga planifikues lokal sugjerojnë se shpërndarja e vendbanimeve rurale ka filluar rreth vitit 1000 të erë së re në të dy anët e lumit të vogël që tani rrjedh nëntokë përmes qytetit dhe bashkohet gradualisht me pjesët e fshatit të mëvonshëm Aia Pikola dhe Monti. Tradicionalisht thuhet se banuesit e rinj detyroheshin të ndërtonin mure të thatë në mënyrë që shtëpitë e tyre të mund të çmontoheshin shpejt. Kjo shërbente për dy qëllime: szotëruesit e pabindur mund të shpronësoheshin lehtë dhe më vonë do të ishte e mundur të shmangnin taksat për vendbanimet e reja. Në këtë rast, ndërtesat mund rindërtoheshin po aq shpejt. Kjo mendohet të ketë ndodhur më 1644 për t’ua hedhur inspektorëve të taksave të derguar nga Mbreti i Napolit. Gjithsesi analizat krahasuese dhe historike sugjerojnë se kjo teknikë nuk ishte më shumë se një përgjigje minimale e kushteve dhe rrethanave të zonës, që më vonë u shfrytëzua për qëllime fiskale dhe ndëshkuese. Nga mesi i shekullit të 16, zona e Montit ishte zaptuar nga dyzetë trulli, por; vetëm në 1620 ky vendbanim, që ishte ende pjesë e qytetit të Nocit, filloi të zgjerohej, kur Konti i asaj kohe Gian Girolamo Guercio, urdhëroi ndërtimn e një furre, një mulliri dhe një hani. Nga fundi i shekullit të 18 ky komunitet kishte 3500 banorë, dhe më 1797 ata ia dolën t’i jepnin fund rendit feudal të familjes Acquaviva dhe morën statusin e qytetit mbretëror nga Ferdinandi IV, Buerboni, Mbreti i Napolit. Emri i Alberobellos u përshtat, duke u marrë nga emri mesjetar latin i rajonit, silva arboris belli. Nga kjo kohë e më tej ndërtimi i trullive të reja pësoi rënie të ndjeshme.Përparësitë dhe mangësitë Sot komuniteti lokal është thellësisht i vetëdijshëm për cilësinë artistike edhe historike të truleve të tyre, si dhe për rëndësinë e një politike të përshtatshme për mbrojtjen, konservimin dhe vlerësimin e tyre. Ndërtesat monumentale duhet të konsiderohen jo vetëm si një dokument historik por edhe, mbi të gjitha, si një nga shembujt e ruajtur më së miri të kësaj arkitekture spontane brenda traditës arkitekturore italiane. |
Kjo zonë urbane prezanton disa çështje që rëndom paraqiten në debate publike, si fenomene që zotërojnë anë të forta dhe të dobëta: 1. Qarkullimi i madh turistik në këtë sit është në rritje dhe po bëhet një burim i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik, por gjithashtu parashtron nevojën për të siguruar shërbimet dhe ndërhyrjet e duhura në mbështetje të tij. Puna e parë për të mundësuar këto operacione është sigurisht njohja dhe vlerësimi i vlerave që karakterizojnë sitin. 2. Pjesa më e madhe e trulleve që gjenden në zonën e UNESCO-s (por edhe ato që ndodhen jashtë perimetrit të saj) janë prona private, të cilat vazhdojnë të ruajnë funksionin fillestar të banesës. Kjo sjell shtim të vazhdueshëm të nevojave për lehtësira të tilla si vendparkimet, nevoja të cilat vështirë të përputhen me kërkesat e mbrojtjes. Nga ana tjetër, përdorimi i përditshëm garanton mirëmbajten e vazhdueshme të strukturave të banimit në një perspektivë më të gjerë, konservimin dhe evoluimin e vitalitetit natyror të strukturave sociale humane të cilat e karakterizojnë sitin. 3. Specifikat e teknikave tradicionale me gurë të thatë bëjnë që restaurimi i trullit të bëhet zakonisht duke përdorur teknika që nuk u përmbahen atyre tradicionale, meqë ato janë të kushtueshme dhe kryhen vetëm duke u bazuar në punën e krahut, por kjo e fundit po bëhet gjithnjë e më e rrallë për shkak se njohuritë për teknikat e ndërtimit me gurëve të thatë në përgjithësi po zëvendësohen me teknologjinë moderne . Mirëpo, kjo ka pasur efektin të sjellë në vëmendjen e komunitetit shkencor ndërkombëtar, nevojën për të përcaktuar aksionet që duhen ndërrmarrë për të mundësuar mbijetesën e këtyre aftësive ndërtimore.
Për rrjedhojë, ndjehet nevoja për metoda specifike për të vlerësuar nivelin e ndërhyrjes së projekteve aktuale dhe atyre të ardhshme me vlerat thelbësore të siteve si integriteti dhe autenticiteti i tyre. |
Projekti EX.PO AUS Titulli i projektit që nënkupton Zgjerimin e Potencialeve të Siteve të UNESCO-s në Adriatik, synon konceptimin dhe eksperimentimin e një strategie të qartë, inovative, afatgjatë për menaxhim dhe vlerësimin e siteve të UNESCO-s në basenin e Detit Adriatik, duke u përpjekur të shqyrtojë ide, mjete dhe veprime të reja për të menaxhuar me sukses site të tilla dhe të arrijë një vlerësim ekonomik të qëndrueshëm në emër të tyre, veçanërisht nga pikëpamja ekologjike dhe efikasiteti energjetik. Për shumicën e partnerëve të përfshirë, ky projekt përfaqëson vazhdimësinë e natyrshme të rrugëtimit të gjatë që ka për qëllim hartimin e një strategjie proaktive të konservimit dhe zhvillimit ekonomik, e cila duhet të përfshijë një tërësi operatoresh publik dhe privat. |
Alberobello filloi t’i kushonte vëmendje për herë të parë mbrojtjes së vlerave të veta nga fundi i viteve 80, duke promovuar dhe organizuar një konferencë shkencore ndërkombëtare për akritekturën e ndërtimit me gurë të thatë (1987). Ky seminar përqendroi vëmendjen mbi metodologjitë e duhura restauruese, të cilat u zbatuan më vonë (1993–1997) gjatë restaurimit të Casa Pecola, një trulli shumë më madh dhe i nyjëzuar që tani është kthyer në Muzeun e Rajonit. Ndërhyrjet dhanë mundësinë për të zhvilluar udhëzime të veçanta për restaurimin e trulleve (1997). Proçesi i parë i njohjes së specifikave të këtij monumenti pasoi me njohjen e sitit nga UNESCO (1996). |
Alberobello, Trullo | ![]() |
Kjo arritje ka mundësuar tërheqjen e vëmendjes në një kontekst më të gjerë për qytetin e Alberobellos, duke krijuar një Plan Menaxhimi për sitin (2008–2010), duke përcaktuar rregullat për mbrojtjen e sistemit përmes Zonës Buferike (2010), dhe duke hartuar një plan pune për pjesmarrje në thirrjet për projekt propozime per tërheqje fondesh (2010–2012). Janë zbatuar disa projekte në Alberobelo me qëllim konsolidimin e pjesmarrjes së shoqërisë civile. Kjo ka qënë bazë për zbatimin e projekteve të niveleve kombëtare dhe ndërkombëtare me site të tjera (të financuara ose jo nga UNESCO) që paraqesin karakteristika të ngjashme, siç mund të konsiderohet dhe përfshirja në projektin EX.PO AUS. |