| Vendbanimi grek Aspalathos u themelua në shek. 4 dhe 3 para Kr. në afërsi të qytetit Salona, i cili në shekullin e parë para Kr. u bë koloni romake dhe kryeqytet i provincës Dalmatia. Rreth vitit 295, perandori Gaius Aurelius Valerius Diocletianus (sundoi midis viteve 284 e 305) urdhëroi fillimin e ndërtimit të pallatit të veçuar afër vendit të tij të lindjes. Ndërtesa ka një plan drejtkëndor dhe i ngjan një fortifikimi me një sërë kullash në tre atë të saj, ndërsa ana jugore përballë detit ishte e hapur në katin e sipërm përmes një llozhe të tipit arkadë e shtrirë përgjatë gjithë gjatësisë së fasadës. Pallati përfshinte apartamentin perandorak, sheshin qëndror (Peristil) ndërmjet tij dhe rrugës kryesore lindje-perëndim (decumanus), vendet e shenjta të Mauzoleumit dhe tempujt si dhe punishtet perandorake të tekstileve (gynaeceum) në pjesën veriore të strukturës. Pas vdekjes së Diokletianit pallati qëndroi nën zotërimin e familjes perandorake. |
Split, Rekonstruksion i pallatit të Dioklecianit nga Hebrardi (1912)
|
![]() |
|
|
Gradualisht u transformua në një vendbanim të fortifikur të quajtur Spalatum, e cila morri të gjitha atributet e një qyteti pas rënies së Salonës në shëkullin e 7, kur refugjatët erdhën për të banuar mbrenda mureve të saj. Si një pjesë e perandorisë bizantine, qyteti gëzonte një autonomi politike të konsiderueshme. Në mesjetën e hershme, shteti Kroat (më pas Mbretëria Kroate), okupoi pjesën qëndrore të bregdetit të Adriatikut dhe rrethinat e saj, ndërkohë qe qytetet mbetën nën sundimin bizantin. Për periudha të shkurtra Spliti ra nën sundimin Frank, Venedikas dhe në shek 11 nën sundimi Kroat. Në shekujt pasues Spliti zhvilloi një karakter gjithnjë e më shumë kroat. Në fillim të shekullit 12 Spliti u bë një komunë e pavarur nën udhëheqjen e mbretërve hungarezë. Pallati ishte tashme mjaft i vogël për qytetin në lulëzim, i cili u zgjerua në drejtim të perëndimit duke dyfishuar përmasat e tij. Pjesa perëndimore u fortifikua me mure të reja dhe një shësh tjetër publik u ndërtua në krah të bashkisë së qytetit. Republika e venedikut e pushtoi qytetin në 1420 dhe e sundoi atë për 377 vite (1420- 1797). Autonomia e qytetit u reduktua: autoriteti më i lartë ishte një princ-kapiten venedikas. Pavarësisht kësaj, Spliti u zhvillua si një port- qytet i rëndësishëm, me rrugë të rëndësishme tregëtare me rajone të zotëruara nga Otomanët përmes kalimit të afërt Klis. Kultura lulëzoi gjithashtu, Spliti u bë qëndra e literaturës Kroate. Shumë pallate aristokrate u ndërtuan në qytet gjatë kësaj periudhe. Pas një periudhe të shkurtër nën udhëheqjen e Napoleonit (1806-1813), qyteti ju dha në zotërim Perandorisë Austriake në Kongresin e Vienës. Investime të mëdha u ndërrmorën në qytet gjatë kësaj periudhe. Ujësjellësi romak u restaurua, një valëpritëse u ndërtua, po ashtu një hekurudhë, rrugë të reja ndërsa pjesë të fortifikimeve antike u hoqën. | Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore dhe shpërbërjes së Austro-Hungarisë, Spliti u bë porti më i rëndësishëm i Jugosllavisë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore disa nga lehtësirat e portit si dhe pjesë të qytetit të vjetër u dëmtuan nga bombardimet. Pas 1945 qyteti përjetoi bumin më të madh ekonomik dhe demografik të tij. Një duzinë kompanishë e fabrikash u ndërtuan, ndërkohë që popullsia u trefishua. Në periudhën midis 1945 dhe 1990 qyteti u transformua plotësisht dhe u zgjerua duke u shtrirë në të gjithë gadishullin. Sot Spliti është qyteti i dytë me i madh i Kroacisë si dhe qëndra ekonomike dhe administrative e Dalmacisë qëndrore. Ekonomia e tij mbështetet kryesisht te tregëtia dhe turizmi dhe në disa industri të vjetra në rinovim e sipër si ajo e ushqimit (peshkut, ullirit, verës), letrës, çimentos dhe kimikateve. Konservimi i një siti të Trashëgimisë BotërorePallati Diokletian përfundoi në vitin 305 pas K. me një harmoni në formë dhe funksion, të një vile perandorake te antikitetit të vonë dhe një kalaje të fortifikuar. Mendohet te jetë një nga ndërtesat kyce të arkitekturës antike , për arsye te gjendjes jashtëzakonisht të mirëkonservuar të pjesëve të saj origjinale dhe të së tërës dhe si rezultat i një sërë formash arkitekturore të cilat qëndrojnë midis artit klasik dhe atij mesjetar. I transformuar në një qytet mesjetar, pallati ka parë mjaft ndërtesa të ngrihen në stile të ndryshme arkitekturore brenda mureve të tij mbrojtës, nga mjeshtër të ndërtimit të cilët u frymëzuan nga modelët e rëndësishme antike.
|
Split, Pallati
Dioklecijanit, Podrumet |
![]() |
|
|
Në 1979 qëndra historike e Splitit u deklarua Sit i Trashëgimisë Botërore për arsye të konservimit mjaft të mirë të arkitekturës së tij të të gjitha periudhave, por edhe sepse ai është ende një organizëm i gjallë me të gjitha funksionet urbane. Është kërcënuar nga zhvillimi i shpejtë i qytetit modern, nga presioni i komercializimit të pronave të tipit truall dhe nga ndryshime të pafavorshme në strukturën shoqërore të popullsisë. Festimi i përvjetorit të 1700-të i Pallatit në dekadën e mijvjecarit coi në restaurimin e ndërtesave me rëndësi më të madhe historike në Split. Ndër parimet e shumta të konservimit që ne aplikojmë sot, mund të theksojmë disa: konservim më tëpër se sa restaurim; përforcimi i mirmbajtjes dhe rikonstruksioni i infrastrukturës urbane, që do të përmirësonin cilësinë e jetës brenda qendrës historike dhe përdorimi i teknikave dhe materialeve tradicionale. |
Katedrala e Shën Dumniusit (Mauzoleu i Dioklecianit)Ndërmjet katedraleve Evropiane, katedralja e Splitit është ndoshta më e vjetra e ndërtuar. Fillimisht ajo ka qënë mauzoleumi Diokletian, megjithatë përfshin një kullë romake dhe një kishëz në stilin barok. Në të gjithë pallatin është ndërtesa më e shtresëzuar dhe më sinjifikative e adhuruar për muret e saj me gurë të mëdhenj, strukturën unike të kubesë me tulla dhe për dekorimet antike të ruajtura mjaft mirë. Po aq i vlerësuar është edhe koleksioni i pasur i punimeve artistike të cilat kanë mbijetuar në ndërtesë që nga koha e transformimit të saj në Katedrale në shek e 6. Që nga 1996 punime restauruese janë ndërrmarë për pjesët më kritike. Catia e Mauzoleumit është restauruar plotësisht. Secila nga 500 pllakat romake të gjetura në çati janë ruajtur dhe riparuar. Ashtu si punimet në çati, restaurimi i fasadave u realizua gjithashtu duke përdorur teknika dhe materiale tradicionale. Gjendja strukturore e kishëzës baroke, e cila ju shtua ndërtesës në shek, 17 shkoi drejt degradimit si rezultat i themeleve të dobëta dhe cilësisë së dobët të muraturës. Konsolidimi i strukturës filloi me mbushjen e mureve të themeleve dhe me sistemimin e kabllove prej celiku. Brendësia e kishës gjithashtu i është nënshtruar një restaurimi të plotë, duke treguar kujdes të vecantë ndaj karakteristikave arkitekturore të stilit barok të cilat kanë qënë neglizhuar së tepërmi. Eshtë aplikuar pastrimi me lazer mbi fasada, mure dhe mbi kubenë prej tulle. Një sistem i ri ndricues ka krijuar një perceptim të ri të katedrales. Në brendësi të katedrales janë ndërrmarë një sërë punimesh restauruese. |
|
Tempulli i Jupiterit (Pagëzimorja)Njëkohësisht me transformimin e Mauzoleumit Diokletian në katedralen e qytetit, ju dha formë tempullit të Jupiterit në Baptisteri. Sot Baptisteri funksionon si kishë vetëm një herë në vit, në festën e Shën Gjonit. Nga ana tjetër, është kthyer në një nga atraksionet më të rëndësishme turistike dhe një nga sitet më të vizituara të qytetit. Kupola e saj e konservuar në mënyrë të përsosur dhe karakteristikat strukturore unike të saj paraqesin interes të madh per arkeologët, historianët e artit dhe arkitektët nga mbarë bota. Si rezultat i mungesës së mirëmbajtjes, kushtet e strukturës kanë degraduar kohët e fundit. Kushtet e pedimentit perëndimor kanë qënë më dramatiket: Disa blloqë kornizash me peshë 3 deri 6 ton janë ngritur nga kunjat e ndryshkura, janë rreshqitur jashtë pedimentit dhe janë lënë jashtë të ekspozuara ndaj
rreziqeve.
|
|
| Split, Pallati Dioklecijanit, Peristili dhe kumbonarja | ![]() |
Porta e artë
PeristilRestaurimi i sheshit kryesor të pallatit të Dekletianit filloi si një ondërrmarje e pastrimit të gurëve dhe vijoi si një operacion kompleks i cili perfshiu përforcim strukturor, riparimin dhe konservimin e gurëve dhe materialeve të tjera. Proceset a avancuara të degradimit u zvogëluan në mënyrë të konsiderueshme. Largimi i shtresave të papastërtisë me lazer restauruan lexueshmërinë e arkitekturës dhe dekorimeve. Vlera historike e sitit u përforcua nga gjetja e të dhënave të fshehura deri athërë për materialet origjinale dhe historinë e ndërtimit. Projekti i Peristilit ishte një mundësi e rëndësishme për një numër të madh restauruesish të rinj për të marrë eksperiencë për teknikat më të avancuara mbi pastrimin dhe restaurimin e gurëve.
|

|
|
Infrastruktura dhe planifikimi urban
|
|