Ferrara, një qendër e rëndësishme tregtare gjatë Periudhës Mesjetare, e arriti kulmin e shkëlqimit të saj gjatë Rilindjes, nën drejtim in e familjes Este. Kjo epokë e artë reflektohet me hyrjen në Listën e Trashëgimisë Botërorë të UNESCO-s, e cila ndodhi në dy faza të njëpasnjëshme: fillimisht më 1995 dhe pastaj më 1999. Në vitin 1995, në mbledhjen e Komitetit të Trashëgimisë Botërore mbajtur në Berlin, qyteti i Ferrarës u shtua në listë në bazë të kritereve (II), (IV) dhe (VI), duke qenë se është “sit me vlera të padiskutueshme universale, një qytet i Rilindjes, i planifikuar mbrekullisht, i cili ka ruajtur të pa cënuar strukturën urbanistike të tij. Zhvillimet në planifikimet urbane të shprehura në qytetin e Ferrarës, patën një ndikim të thellë në zhvillimet urbane për gjatë gjithë shekujve vijues”. Këto ndryshime perfshinë qendrën e qytetit, të rrethuar me muret e saj monumentale, kopshtet dhe oborret e saj të brendshë që ende mbijetojnë. |

| Ferrara, Bashkia e Qytetit | Më 2 dhjetor 1999, gjatë mbledhjes së 23, mbajtur në Marakesh, Komiteti për Trashëgiminë Botërore, zgjeroi njohjen e tij sipas kritereve (III.) dhe (V.), duke deklaruar se rezidenca dukale Este ilustron ndikimin e kulturës së Rilindjes rrethuar nga peizazhi natyror në një mënyrë të pazakonshme; Delta Po është një peizazh kulturor i planifikuar në mënyrë të jashtëzkonshme i cili e ruajti formën e tij origjinale për një kohëzgjatje mbreslënëse. Ashtu siç u kërkua nga shteti italian, Komiteti ka vendosur së fundi ta ndryshojë emrin e pasurisë së regjistruar në UNESCO në “Ferrara, Qytet i Rilindjes dhe Delta Po e tij”, duke përfshirë kështu një zonë më të gjerë, dhe duke theksuar vazhdimësinë mes qytetit dhe territorit të tij. Motivacionet për dy hyrjet e njëpasnjëshme në UNESCO, theksojnë se si arkitektura e përkryer e Rilindjes e gjykatës Este u rimishërua në planifikimin urban, arkitekturor dhe të peizazhit, në një marrëdhënie të përkryer mes kulturës dhe natyrës. | Përfshirja e këtij siti në Listën e Trashëgimisë Botërore presupozon zbatimin e politikave për ruajtjen dhe promovimin jo vetëm të një monumenti por të të gjithë kompleksit mjedisor, me vlerat e tij natyrore dhe kulturore. Ky sit është një peisazh kulturor dhe rrethon qendrën historike të Ferraras dhe zonën e gjerë të deltës antike të lumit Po. Muri rrethues nuk është një linjë e vazhduar por rrethon zonat që përfaqësojnë më së miri territorin që kaloi nëpër ndryshime të mëdha gjatë periudhës së Rilindjes. Gjatë kësaj kohe, familja drejtuese Este nxiti zhvillimin urban, arkitekturor dhe artistik si të qytetit edhe të rrethinave të tij, me sistemet kulluese gjigande, fortesat dhe krijimin e një rrjeti madhështor rezidencash të njohura si “Delizie Estensi”. Siti i UNESCO-s në Ferrara shtrihet përgjatë unazës së mureve mbrojtëse që rrethojnë qytetin. Me kalimin e kohës kjo unazë u zmadhua gradualisht për të përfshirë zgjerimin e ri urban. |
| Ferrara: Kvarti i Hebrejve, rruga Mazzini | ![]() |
Qyteti
|
PejsazhiQendra e Ferraras, bërthama historike dhe artistike e të gjithë trevës përreth është e vendosur në zemër të një peisazhi të dizenjuar kulturor– një zonë e gjelbër që nis nga skajet e qytetit dhe gjarpëron përgjatë lumit Po deri në Detin Adriatik. Përtej mureve të qytetit të konservuara në mënyrë perfekte, në zonën rurale jashtë kufijve të qytetit, peizazhi kulturor ruan në vetvete gjurmë të njerëzimit të lëna në mjedisin natyror përgjatë shekujve nga verpimet formëzuese të pashtershme të njerëzve. Përkufizimi i këtij mjedisi si “Peizazh Kulturor” synon të tregojë mënyrën, me të cilën idealet e Rilindjes të sjella nga Oborri Este, gjetën një realizim praktik si në zhvillimin urban/ arkitekturor ashtu edhe në peisazh, duke theksuar një ndërveprim konstant midis kulturës dhe natyrës. Nevoja për të shfrytëzuar ligatinat e medha jashtë kufijve të qytetit, për qëllime bujqësore, ka çuar ndër shekuj në bonifikimin e vazhdueshëm të tokës, gjë e cila ka përshtatur, formëzuar dhe ndërtuar peizazhin përreth.
|
Peisazhi është zbukuruar nga ndërtesat monumentale, kishat, fortesat dhe kalatë por edhe nga parqet dhe rezervatet natyrore që nga pjesa tokësore në atë bregdetare, ku fusha puqet me detin. Monumentet arkitekturore janë të tipeve të ndryshme, por lidhen sëbashku me simetritë e veçanta të peisazhit të ndikuara nga një balancë problematike e ndryshueshme e tokës dhe ujit - një territor amfib i zbukuruar me një rrjet të thurrur ngushtësisht rrugësh ujore, të formësuar nga veprimtaria e përbashket e naturës dhe njeriut, në të cilin basenet rurale, vendbanimet dhe qendrat kulturore janë zhvilluar në nivele të ndryshme.
Sot, gjurmët më kryesore të kontrollit mbi territorin mbeten “deliziet”, rezidencat dhe qendrat mbretërore në të cilat organizoheshin ngjarjet argëtuese dhe kulturore. Termi “delizia” paraqet manifestime të ndryshme në ndërtesat mbretërore, të karakterizuara nga një ndërveprim i vazhdueshëm i natyrës dhe artifakteve që tradita letrare e periudhës së vonë të shek. 16 i lidh me vendet shplodhëse dhe argëtuese. “delizie” të familjes Este janë një grup prej mbi 30 vilash, lozhe të gjuetisë dhe shtëpiza verore të vendosura në territorin e Ferraras dhe të Ravigos, ndërtuar nga familja Este në një periudhë nga fundi i shek. 14 deri në mesin e shek. 16. Këto janë kryesisht rezidenca periferike ose rurale, me funksione ekonomike, politike, strategjike dhe përfaqësuese, gjithnjë të gatshme për të pritur udhëtarë oborrtarë. |
| “Delizia” Verginese | ![]() |
|
Disa prej tyre janë ende të ruajtura dhe janë restauruar por pesë prej tyre janë vërtet shembujt më të mirë. Delizia di Schifanoia ishte e para që u ndërtua në fund të shek. 14. Në fillim ishte vendosur në periferi të qytetit dhe ishte zbukuruar me një sërë afreskësh të piktururara nga mjeshtrit e shkollës së pikturës të kësaj treve, e ashtëquajtura “Oficina ferrarese”. Delizia del Belriguardo në Voghiera imitonte llojet e vilave antike romake, dhe u ndërtua në një vend të hapur në vitet 1436–1440 me kontributin e shumë prej arkitektëve dhe artistëve | më në zë të kohës, si Pietrobono Brasavola, Pietro Dagli Ordini, Biagio Rossetti, Cosmè Tura dhe Ercole de’ Roberti. Kalaja e Mesolas u ngrit si monumenti më i spikatur për përurimin e bonifikimit të zonës së Polisine di Ferrara. Kalaja, e rrethuar me pyje të dendura, vizitohej shpesh nga dukët në ekspeditat e tyre për gjueti dhe peshkim. Delizia del Verginese, në Portomaggiore, karakterizohet nga katër kulla me frëngji e gure themeli gjigand. Delizia di Benvigname në Argenta paraqet një hyrje me kube dhe një kullë me frëngji.
|

| Kulla e Abates, shiqimi prej se larti | ![]() |
Peisazhi kulturor shtrihet ndërmjet qyteteve artistike të Ferrarës dhe Komakios, qendrat e qyteteve antike të të cilëve janë konservuar mjaft mirë deri në ditët tona, duke përfshirë vende mistike si kisha e famullisë së San Giorgios në Argenta dhe abacia Pomposa-s. Ky pejsazh përfshin strukturat tipike të “casoni di valle” (shtëpizat e vendosura në lagunat e Deltës Po, të përdorura si banesa të përkohëshme gjatë periudhës së peshkimit, për pajimet dhe mallrat), kullat e vëzhgimit me pamje nga Adriatiku dhe punimet hidraulike të përdorura gjatë bonifikimit të tokës); ai karakterizohet nga fortesat (më e rëndësishmja prej të cilave ishte Rocca Possente di Stellata), vilat dhe kështjellat (zakonisht të rrethuara nga fshatrat antike), kopshtet dhe muret e Ferraras, dhe nga një rrjet i vërtet “deliziesh” të familjes Este të shpërndarë përgjatë gjithë territorit. Njohja nga UNESCO nënvizon këtë aspekt të peizazhit kulturor, dhe i vë theksin mënyrës së re të të kuptuarit të aseteve kulturore, duke i interpretuar ato jo vetëm si raste të veçanta apo monumente individuale, por mundësisht, si pjesë e një konteksti domethënës dhe koherent. Për këtë arsye nuk janë futur në Listën e Trashëgimisë Botërore vetëm “delizie”-t e Vergineses, të Pomposas, Kalaja e Mesolas, apo Belriguardot, por territori në të cilin ato qëndrojnë, për t’i kuptuar ato si një tërësi kulturore, në të cilën si tiparet monumentale ashtu dhe ato natyrore lidhen në mënyrë reciproke. |