|

| Akuileia, Bazilika dhe sheshi Capitol | Fondacioni i Akuileias (ëëë.fondazioneaquileia.it), një investim i Ministrisë së Trashëgimisë Kulturore, Rajonit Friuli Venezia Giulia, Provincës së Udines, Bashkisë së Akuileias dhe Kryepeshkopatës së Gorizias, u themelua në pranverën e vitit 2008 me qëllim ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë së jashtëzakonshme arkeologjike të Akuileias, e cila ju bashkua Listës prestigjoze të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s më 1998. BazilikaBazilika e Akuileias është një realizim i jashtëzakonshëm arkitektonik. Linjat kryesore të saj personifikojnë pamjen e Popos (peshkopit/patriarkut (1019–42), i cili u shenjtërua më 1013. Por origjina e saj shtrihet në një periudhë më të hershme, së paku në fund të shek. 4, kur, bazilika ishte pothuajse po aq e madhe sa edhe tani, përveç transeptit, apsidës me kripin e nëndheshëm. Projekti i rikosntruktimit të Popos në shekullin e 11 përfshiu rindërtimin e të dy fasadave, me dy dritare qendrore, apsidën dhe afreskun e mrekullueshëm rrethor. Kolonadës së brendshme dhjetë kolonëshe iu vendosën kapitole të reja. Puna vazhdoi pas tërmetit të vitit 1348. Më 1909, dyshemeja e Popos u zhvendos në nivelin e presbiterisë për të shfaqur dyshemenë e mozaikut nga kompleksi i Konstandinit një metër më poshtë. |
Më 1909, dyshemeja e Popos u zhvendos në nivelin e presbiterisë për të shfaqur dyshemenë e mozaikut nga kompleksi i Konstandinit një metër më poshtë.
Dyshemeja me mozaikMozaiku i dyshemesë së bazilikës u zbulua në fund të she-kullit 19 dhe në fillim të shekullit 20; ai është një nga reliket më spektakolare, vend adhurimi primitiv, i ndërtuar në bazë të urdhërit të peshkopit Theodore sipas Dekretit të Tolerimit (313 të ep. re). Kompleksi përfshinte dy salla paralele (njëra mund të shihet nga gërmimet në Kript), një korridor komunikues, një baptisteri në formë vezake (e mbyllur për publikun), dhe shumë hapësira që mund t’i kenë përkitur rezidencës së peshkopit. Me një shtrirje mbi 760 m2, mozaiku në dhomën jugore të Theodorit, është mozaiku më i madh në Perandorinë Romake Perëndimore. E ndarë në katër hapësira dhe e dominuar nga mbishkrimet e Theodorit, alegoritë e saj dhe imazhet jo lehtësisht të deshirfueshme paraqesin një shteg virtual drejt shpëtim të përjetshëm. |
| Akuileia, dyshemeja me mozaik në Bazilike | ![]() |
Kripti i afreskutI ndërtuar me gjasë nga fillimi i shekullit 9, i ndryshuar në formën e tanishme nga shekulli 11, kripti nën altarin e lartë të bazilikës është i ndarë në një anije dhe dy korridore me gjashtë shtylla që mbajnë kubenë e kryqit. Muret dhe tavani mbulohen plotësisht nga nga një cikël magjik afreskësh, që ka gjasa të jetë krijuar nga fundi i shek. 12. |
Kripti i gërmimeveE ashtëquajtura “Cripta degli scavi” doli në dritë nga investigimet arkeologjike rreth kullës së kambanës. Kjo zonë arkeologjike është e dominuar nga mbetjet e kompleksit të bazilikës së Theodorit (datuar pas 313 pas Kr.). Kjo përfshin hapësirën veriore, pjesërisht e pushtuar nga shkallët e kullës së vendit të adhurimit edhe vendqëndrimit të peshkopit. Në një nivel më të lart mund të shihen mbetjet e mëdha të bazilikës pastheodorian e cila u ndërtua në mes të shekullit 4 për të zëvendësuar kishën e Theodorit, rrethuar nga një baptisteri (pagëzimore) e re. |
Akuileia, sipas biblës Gjoni (Bazilika, mozaiku I dyshemësë)
|
![]() |
PagëzimorjaPagëzimorja e jashtme daton rreth periudhës së vonë të shekullit 4, kur u ndërtua bazilika jugore pastheodoriane. Vetëm gjysma e poshtme ka mbetur nga struktura e saj origjinale. Pagëzimorja ishte katrore nga jashtë dhe oktagonale nga brenda, me nishe gjysëmrrethore në në kënde. Pagëzimorja aktuale është hegzagonale. Shkallët të cojnë në vaskën për zhytjen pagëzuese, përreth të cilave më vonë u ndërtuan boshte shtyllash (shek. 9). |
Südhalle (kthina jugore)Pagëzimorja ndodhet pranë dy dhomave katrore me madhësi simetrike, të cilat plotësojnë kompleksin e bazilikës së madhe. Ato u zbuluan më 1893 dhe nga arkeologu austriak referohen si Nordhall (Dhoma e veriut) dhe Südhalle (Dhoma e jugut). Të dyja dhomat kanë dysheme me mozaik që datojnë rreth shek. 4 ose fillimit të shek. 5. Megjithëse u zbuluan vetëm para 100 vjetësh, dhe mozaiku i (Dhomës jugore) Südhalle u shfaq për publikun vetëm më 2011, në një muze të ndërtuar posaçërisht. Mozaiku i madh ka tri pjesë të ndara. Fragmenti i mrekullueshëm i mozaikut që parqet një pallua, i cili ndodhet tani në murin e muzeut në Südhalle, dikur ishte i vendosur në kalimin e gjatë (ose narteks) midis kësaj dhome dhe bazilikës. |

| Akuileia, Forumi | Kulla e KambanesKulla e Këmbanës e Bazilikës së Akuileas, 73 m e lartë, ngrihet mrekullueshëm mbi sheshin Friulian. E ndërtuar nga patriarku Popon – doshta në të njëjtën periudhë me bazilikën ose në një kohë pak më të vonët. Fillimisht ka qenë një kullë e thjeshtë me një dhomë për kambanën dhe një çati të ulët. Me kalimin e kohës u shtuan shkallët për të përforcuar bazamentin (shek. 4), dhe në gjysmën e parë të shek. 16, nën patriarkët e familjes venedikase Grimani, u rindërtua dhoma e kambanës. Sheshi KapitolinKy shesh ka qenë qendra jetike e Akuileias gjatë Periudhës Mesjetare. I kufizuar nga përmasat madhështore të bazilikës, baptisterisë dhe kullës së kambanës, sheshi pushtoi ish zonën e pallatit të peshkopit dhe një portik katër faqësh nga bazilika pastheodoriane në veri (nga gjysma e dytë e shek. 4). Linjat e saj kryesore janë rindërtuar gjatë rinovimeve të kohëve të fundit të kryera në zonë (2008–2009) duke përdorur rrasa të bardha guri. Sheshi i PatriarkutNë jug të kompleksit të bazilikës shtrihet hapsira e paanë me bar që është “Sheshi Patriarkato”. Relike domethënse të një godine publike të rëndësishme romake (me përmasa fillestare 66×90m) kanë qëndruar këtu deri në mes të shek. 18. E ngritur midis shek. 3 dhe 4, ndërtesa shërbente si një depo, fillimisht për ushqime jo vetëm për qytetin por edhe për ushtritë që patrullonin kufijt danubian të Perandorisë. ForumiForumi, qendra e jetës politike, administrative dhe shoqërore të qytetit, ishte një shesh faza e parë e ndërtimit të të cilit daton nga shek. 2 para Kr. Në gjysmën e parë të shek. të parë pas Kr., ai mori pamjen që mund të shihet edhe sot, me arkada rrethuese në sëpaku tri anë. Në lindje dhe perëndim u hapën disa punishte në portik; gjatë gjithë gjerësisë në jug u vendos një bazilikë civile. Dihet shumë pak për veriun e tij, vetëm që kishte një ndërtim rrethor me shkallë, i cili është identifikuar si Comitium, një vend për takimet popullore në periudhën Republikane. |
Zona e KosaritRajoni arkeologjik në zonën e Kosarit karakterizohet nga së paku dy ose tri banesa që kanë dalë në dritë në vitet 50’. Sot ato studjohen nga Universiteti i Padovës. Zona arkeologjike pranë këndit juglindor të mureve Republikane, është pjesë e bllokut jugor të Akuileias Romake, e kufizuar me një rrugë veri-jugore, kalldrëmet e së cilës kanë mbijetuar, dhe me një rrugë paralele, në perëndim (jo e dukshme aktualisht). Rrënojat e mureve dhe dyshemeve të shtëpive i përkasin periudhave të ndryshme midis shek. I dhe IV pas Kr. Pjesa jugore përmban një numër të madh mozaikësh nga dekada e fundit të shekullit e parë para Kr. ose fillimit të shekulit të parë të ep. së re. Pjesën qendrore të sipërfaqes e zë një banesë, e cila quhet “domus Titus Macrus” dhe daton nga fillimi i shekullit të parë. Porti i LumitËshtë një nga portet më të konservuara të periudhës romake , përgjatë rrjedhës së hershme të lumit Natisone/Torre, i cili i kalonte në lindje të qytetit antik ku arrinte gjerësinë 50m. Strukturat u gërmuan në vitet 1930. Gërmimet u shtrinë në një gjatësi prej 300m, përgjatë anës së djathtë të lumit, duke arritur deri në rrethimin lindor të mureve të qytetit republikan. I ndërtuar mbi një konstrukcion më të vjetër, porti i lumit u ristrukturua plotësisht në fillim të shek. të parë të ep. së re, me një kompleks të ri skelash dhe një ndërtesë të gjatë prapa, e cila hapej nga lumi. Via SakraE ashtëquajtura “Via Sacra” (Rruga e Shenjtë) është një rrugicë ndjellëse arkeologjike që shtrihet nga porti i lumit deri te zona e bazilikës nën hijen e qiparisave. E krijuar në vitet 1930, duke shfrytëzuar dheun e gërmuar në port, rruga kishte si qëllim të krijonte një lidhje midis rrënojave romake, varrezave të lutës 1915–1918 dhe kompleksit të bazilikës, me reliket e saj të mrekullueshme. VarrezatPjesa e vetme e nekropolit e cila mund të vizitohet sot në Akuileia, është ajo që përfshin pesë vendvarrime të cilat shtrihen përgjatë një rruge dytësore që të shpie jashtë qytetit. Me gjatësi të ndryshme por thellësi të njëjta, ato u përkisnin familjeve të ndryshme akuileiane (Statius, Anonim, Julius, Trebius dhe Cestius).
|
| Akuileia, nekropoli Romak | ![]() |
Muzeu Arkeologjik KombetarMuzeu Arkeologjik Kombëtar në Akuileia u hap më 1882 në shtëpinë të cilën edhe sot e okupon, Vila Kasis-Faraone. Ekspozita shtrihet në tre kate dhe dymbëdhjetë dhoma, duke vazhduar në galeritë Lapidari (1898). Një pjesë e depove është gjithashtu e hapur për publikun, me ekspozita të reja, si p.sh. sektori në Via Ania (rruga kryesore nga Veneto), e cila është hapur më 2011. Muzeu i Krishtërimit të HershëmNdërtesa që ka strehuar Muzeun e Krishtërimit të Hershëm në Akuileia që nga viti 1961 është ndryshimi i fundit strukturor i bërë në shek. 15 në një pallat kristian adhurimi, i ndërtuar në shek. 4 jashtë mureve të qyetit. Vizitorët mund të shohin ndërtesën e religjionit dhe mozaikët e saj së bashku me mbishkrime të varresh kristiane nga pjesë të ndryshme të Akuileias.
|
Varrezat e HeronjvePrapa apsides së Bazilikës të kufizuara nga muret mesjetare të qytetit, ndodhen varrezat e ushtarëve të vdekur në Luftën e Parë Botërore. E ndërtuar më 1920, vorreza mban trupat e 100 ushtarëve italianë të vdekur në frontin e Krastit. Përgjatë murit rrethues të varrezave, të rrethuar me dafina e qeparize, ndodhet varri i dhjetë ustharëve të panjohur, të cilët janë varrosur këtu më 4 nëntor 1921. Trupi i ushtarit të njëmbëdhjetë, i zgjedhur nga Zj. Maria Bergamas, e cila përfaqëon të gjitha nënat italiane që i kanë humbur djemtë e tyre gjatë Luftës së Parë Botërore, është transportuar me tren nga Akuileia në Romë dhe në të njëjtën ditë është vendosur në përmendore të Viktor Emanuelit II. Maria Bergamas (1867–1952) është varrosur në këmbët e përmendores së Dhjetë ushtarëve të panjohur.
|