Qyteti i Dubrovnikut është një monument i gjallë, gjerdan perlash me një trashëgimi të pasur materiale dhe jo materiale. Dubrovniku është qendër ekonomike, kulturore dhe arsimore e Dalmacisë jugore si dhe vatra e qarkut Dubrovnik – Neretva. Origjina dhe historia e ndërtimit të mureve të qytetit të Dubrovnkut është origjina dhe historia e zhvillimit të vetë Dubrovnikut – ky qytet me Q të madhe, siç e quajnë edhe banorët , prej mureve të tij që kanë qenë gjithmonë conditio sine qua non, e shprehur, përjetësuar dhe lartësuar deri në ditët e sotme në mbishkrimin e famshëm të gdhendur në ballin e portës së Fortesës Laërence: Non bene pro toto libertas venditur auro- Liria nuk duhet shitur për ar. Liria ishte ideali i arritur e i ruajtur ndër shekuj, mbishkrimi i theksuar “Libertas” spikat në flamurin e Republikës së Dubrovnikut,shtetit të vogël mesjetar, qendra e të cilit ishte qyteti i Dubrovnikut. |
Dubrovniku, Rituali ne diten e Shen Blasiusit | ![]() |
Sipas legjendës, prejardhja e Dubrovnikut është e lidhur me rrënojat e qytetit antik Epidaurus, të lokalizuar në zonën e Cavtatit të sotëm, mërgimtarët e të cilit u vendosën në shkëmbin e quajtur Laus ose Raus duke themeluar kështu Dubrovnikun. Megjithatë, zbulimi arkeologjik i një monedhe të shek. 4 - 3 para Kr. në qendrën historike të Dubrovnikut, dëshmon ekzistencën e një vendbanimi në këtë trevë që nga periudha helene.
|
Gjetje të tjera numizmatike dhe epigrafike nga periudha romake konfirmojnë vazhdimësinë e jetës në rajonin e këtij qyteti mesjetar. Nga shpjegimet e reja etimologjike, emri latin i Dubrovnikut – Ragasium gjithashtu e favorizon këtë teori, emri rrjedh nga fjala greke ragousa, që do të thotë ishull i thyer dhe i mbuluar me plasaritje. Emri sllav i tij, “Dubrovnik” vjen nga “dubrava” = “pyll”, që mbulonte shpatet e malit Srđ.
|
Dubrovniku, Statua e Shen Blasiusit te kisha | ![]() |
Vendbanimet fillestare u vendosën në pjesën më të lartë të gadishullit në zonën që sot njihet si Shën Maria, e cila lidhej me tokën në anën perëndimore dhe mbrohej nga një përrua i thellë, shumë i favorshme për ankorim. Vendi dallohet nga deti me shkëmbinj të thepisur, deri në 35 metra të lartë, dhe në veri nga një pjerrësi natyrore e madhe dhe mjaft e thepisur, që i ofron vendit një siguri relative duke nxjerrë të zbuluar armiqtë, pushtuesit ose plaçkitësit që afroheshin nga toka ose deti. Ky ishte një pozicion strategjik që ofronte mbikëqyrje të shkëlqyer të anijeve që lundronin përgjatë vijave ujore të Adriatikut, i njohur që në antikitet. Limani i mbrojtur me ankorazh të mirë dhe shpatet e gadishullit me burime ujore të pijshme bën të mundur zhvillimin e jetës dhe prosperitetin në këtë vendbanim. Legjenda tregon se në fillim vendbanimi u fortifikua nga krahu i tokës me gardh mbrojtës dhe më vonë me një mur me gurë të thatë. Dubrovniku mori formën aktuale në shekullin 13. Muret janë modernizuan në mënyrë të vazhdueshme deri më 1660, kur Bastioni i fundit i Shën Stefanit në segmentin jugor të murit përfundoi. Muri i gjatë 1,940m përbëhet nga rrethimi tipik i qytetit, 16 kulla, tri fortesa, gjashtë bastione, dy fortifikime këndore, tre ledhe mbrojtëse me rrathë frëngjish, tre hendeqe, dy fortesa anësore, një valëpritës dhe dy urëngritëse. Në disa pika me lartësi 25m, muri kryesor është 4–6m i trashë nga ana e tokës dhe 1.5–3m nga ana e detit. Një mori ndërtuesish vendas dhe të huaj si dhe mjeshtër në zë kontribuan në ndërtimin e tij, por shumë prej tyre kanë fatin të mbeten të panjohur.
|
Dubrovniku, kulla e Minqetes | ![]() |
UNESCO Trashëgimia BotëroreQendra historike e Dubrovnikut, me mbrojtësen e qytetit, fortifikimet dhe hendeqet, u bënë pjesë e të mirave kulturore në Kroaci më 1966, dhe si Trashëgimi Botërore e UNESCO-s më 1979, me 18.8 hektarë tokë nën mbrojtje. Si e tillë, trashëgimia arkitekturore e Dubrovnikut duhet të përfshihet në stilin modern të jetës duke zbatuar parime strikte për mbrojtje. Zonat nën mbrojtje nuk mund të veçohen nga zonat urbane. Ato duhet të ndërveprojnë në mënyrë funksionale dhe me balancë vizuale. I gjithë procesi i planifikimit duhet të zhvillohet në përputhje të plotë me urbanizimin dhe vlerat e trashëgimisë arkitekturore kulturore/historike. Qëndra urbane historike prezanton zonën më tërheqëse të jetës së qytetit, e cila duhet të rinovohet vazhdimisht. Disa zona të shkatërruara duhet të rivitalizohen në mënyrë që të stimulojnë kthimin e të rinjve dhe të turistëve. Për të ngritur standartet e jetesës, janë siguruar lehtësira të përgjithshme sociale, edukative, kulturore dhe argëtuese. Një organizim racional dhe funksional i jetës në qendrën historike urbane varet nga restaurimi i ndërtesave egzistuese dhe zonat e braktisura. Një analizë e fundit e vendeve sportive ekzistuese ka treguar mungesë të llojshmërive të tyre dhe të sasisë, gjë që nuk i plotëson kërkesat as të banorëve e as të vizitorëve. Projekti Këndi i Lojërave Peline filloi si rikonstruksion i një sheshi për fëmijë, i cili na drejtoi në zbulimin e një zone të rëndësishme arkeologjike poshtë Kullës Mineta. Restaurimi i Këndit të Lojërave Peline kishte si qëllim të rriste cilësinë e jetës dhe të kthente grupet e moshës së re në qendrën urbane historike. Këndi i Lojërave Peline ka krijuar suksesshëm një hapësirë urbane të prekshme, e cila përputhet mirë me trashëgiminë arkitekturore përreth, ndërkohë që ruan një park arkeologjik shumë të çmueshëm.
|
Shkritorja e Mesjetës së Vonë dhe e kohës së Hershme ModerneAjo ndodhet në pjesën veri-perëndimore të Qytetit të Vjetër, në zonën e ish-“shkritoreve”. Muri i ndërtuar midis kullave Mineta dhe Gornji Ugao më 1457 integroi shkritoren me zonën e qytetit, duke e planifikuar këtë hapësirë për themelimin e një funderie. Ishte e mbrojtur nga të gjitha anët, nga armiqtë në pjesën e jashtme dhe nga rreziku i përhapjes së zjarrit në pjesën e brendshme. Gërmimet arkeologjike kanë zbuluar mure dhe pjesë të ish-dallgëpritëses së qytetit. Pasi e kishin humbur funksionin e tyre mbrojtës, ato u çmontuan, dhe terreni u shtrua me shtresa toke shterpë dhe u rrafshua për ndërtimin e shkritores, e cila ishte funksionale që nga shek. 15 e më tej, me ndërprerje, derisa Tërmeti i Madh i vitit 1667, e mbuloi zonën pjesërisht me mbeturina nga mbetjet e shtëpive përreth dhe me pas vazhdoi të përdorej si vendgrumbullim i mbeturinave. Pas kësaj, furra e shkrirjes mbeti në përdorim për një periudhe të shkurtër, ndërsa zonat e tjera funksiononin në mënyrë të improvizuar derisa zona e shkritores u mbush përfundimisht me dhera. Shkrirësi i metalit u përdor për derdhjen e kambanave, të topave, gjyleve dhe komponentëve të tjerë të ushtrisë së Republikës. Prodhimi nuk ishte vetëm për përdorim të brendshëm por edhe për transport, veçanërisht në Spanjë, me të cilën Dubrovniku gjithnjë ka mbajtur lidhje të forta. Kishte gjithashtu eksporte në Itali dhe Venedik, marrëdhënie të mira tregtare që i mbijetonin konflikteve të vogla të lidhura me mbivendosje interesash dhe ambiciesh. Zona e shkritores është mbuluar disa herë, duke rezultuar në një sekuencë stratigrafike lineare. Gërmimet konfirmojnë sugjerimet për egzistencën e aktivitetit industrial të përqëndruar në mesjetën e vonë dhe në periudhën pasmesjetare brenda këtij qyteti.
|
Dubrovniku, sheshi kryesor dhe kisha e Shën Blasiusit
|
Pjaca ose Stradun, Rruga KryesoreStraduni ose Placa, si e quajnë banorët e Dubrovnikut, është pjesa kryesore urbane e hapur e qytetit të Dubrovnikut dhe shëtitorja e vendgrumbullimi më tërheqës. Ky është vend i të gjitha festimeve dhe kortezheve publike të qytetit, por dhe rruga kryesore tregtare e qytetit. Është rruga më e gjerë e cila e ndan qytetin midis gjysmës veriore dhe asaj jugore. Po ashtu, është komunikimi më i shkurtër midis portave perëndimore dhe lindore të qytetit. Gjatësia e Stradunit është rreth 300m. U krijua si pasojë e fuqizimit të lidhjeve tregtare e social-ekonomike ndërmjet kolonive greko-romake në ishullin Laus dhe atyre kroate (sllave) në tokë. Grupi i vogël greko-romak u përzie me kroatët (sllavët) kështu që në shek. 12 Dubrovniku kishte tashmë një karakter me predominancë etnike kroate (sllave); nga shek. 14 e më vonë, elementi kroat është dominues.
|
Në fund të shek. 11, kanali i cekët që ndante kolonizimet u mbush me dhe, për të bashkuar dhe formuar një hapësirë të re për kontakte tregtare. Placa siguroi funksionin e duhur të saj në fund të shek. 12, ku të dyja kolonizimet u mbyllën me një mur të vetëm dhe qyteti u bë një njësi urbane. Straduni u shtrua më 1468. Trotuari me gurë gëlqerorë është lustruar tashmë nga përdorimi i vazhdueshëm dhe i lëmuar si akulli, shkëlqen shëndritshëm, në fakt pasqyron dritën sikur sipërfaqja e tij të ishte e bërë prej xhami. Është interesante të shohësh se gjysma e rrugës është e zbukuruar me motive peshqish e drejtuar në një anë, kurse gjysma tjetër me të njëjtin motiv por e drejtuar në anën e kundërt. Në shkëmbimin e dy motiveve ka vetëm një gur gëlqeror, të vogël, katror të inkorporuar në trotuar – i vetmi fragment ndryshe në gjithë mozaikun.
|
Dubrovniku, Kështjella Revelin | Kështjella RevelinAjo ndodhet në pjesën lindore të qytetit, jashtë portës Ploçe të qytetit, dhe u ndërtua për të mbrojtur daljen lindore të qytetit dhe në portin e tij. Fortifikimi fillestar u ndërtua më 1463, në periudhën kur Perandoria Osmane ishte një kërcënim i sigurtë. Emri vjen nga rivellino ose revellino, një term në arkitekturën e fortifikimeve që i referohet një fortese të ndërtuar përballë pikës më të dobët të sistemit mbrojtës të qytetit, ose përballë një porte të veçantë hyrse në qytet,me qëllim përforcimin e pozicionit mbrojtës. Me shtimin e papritur të rrezikut të sulmit Venedikas gjatë periudhës së Lidhjes së Parë të Shenjtë, në fund të shekullit 15, u bë I nevojshëm fortifikimi I këtyre pikave të dobëta në kompleksin e fortifikimit të qytetit. Senati punësoi Antonio Ferramolino-n, një ndërtues me përvojë në fortifikime në shërbim të admiralit gjenovez, Andrea Doria, i cili ishte një mik i besueshëm i Republikës së Dubrovnikut.
|
Në vitin 1538, Senati miratoi planimetritë e Ferramolinos të një Revelini shumë më të ri e më të fortë. U deshën 11 vjet të ndërtohej, dhe gjatë kësaj kohe e gjithë puna tjetër ndërtimore në Dubrovnik pushoi në mënyrë që kjo fortesë të përfundonte sa më shpejt që të ishte e mundur. Revelini përfundoi më në fund në vitin 1549. Kështjella ka formën e një katërkëndshi të çrregullt, ku pjesa veriore e këndit formon një majë të mprehtë nga jashtë. Hyrja për në fortesë është në anën jugore, ku rruga që shpie midis dy portave të fortifikuara kalon mbi një platformë të madhe. Si platforma ashtu dhe fortesa janë të izoluara nga të gjitha kahet, ana jugore ka një zbritje të thepisur ndërkohë që kanali i qytetit e rrethon fortesën nga të gjitha drejtimet e saj. Në murin e trashë verior të fortesës Revelin, janë shpërndarë korridore në nivelin e kanalit, në pjesë më të vogla me frëngji treshe, të cilat ajrosen nga tubacionet që përfundojnë në katin e sipërm të fortesës. Interieri i fortesës dhe tarracat e saj shërbejnë per egzibicione arkeologjike, për bankete, martesa dhe koncerte Simfonike të Dubrovnikut, si dhe për lojërat verore të Dubrovnikut. |