Mullinjtë e Ujit

Mullinjtë e Ujit

Trashëgimia lokale e basenit të lumit Neretva

Mullinjtë e Ujit, Bosnjë e Hercegovinë

kthehu pas
   

Rajoni jugor i Bosnje Herzegovinës karakterizohet nga pasuria, vlera dhe larmishmëria e trashëgimisë arkeologjike dhe arkitekturore dhe nga vijimësia e vendbanimeve, të cilat në disa zona datojnë që nga periudha paleolitike. Mostar,Stolac, Pocitelj, Ljubuski, Blagaj, Zavala dhe Blidinje janë ndërmjet siteve më sinjifikative. Në secilën prej tyre, kuadri natyror ka patur një ndikim të rëndësishëm në morfologjinë urbanistike. Morfologjia dhe arkitektura lokale e këtyre qyteteve të themeluar në buzë të lumejve Radobolja, Neretva, Bregava, Trebizat dhe Buna ose pranë shpellës Vjetrenica dhe  liqeneve akullnajore Blindje Polje, dëshmojnë për ndërveprim shekullor ndërmjet njeriut dhe natyrës.Domethënja e disa prej këtyre siteve është njohur me regjistrimin në Listën e Trashëgimisë Botrore të UNESCO-s ose në Listën Tentativë.

Blidinje, liqeni dhe Nekropoli mesjetar  
 

 

 

Zona e Urës së Vjetër të qytetit të vjetër të Mostarit 

Mostari  është rezultat i ndërveprimit ndërmjet fenomenit natyror dhe krijimtarisë së njeriut përgjatë rrjedhës së historisë. Cilësitë universale të pejsazhit kulturor të Evropës jug-lindore përfaqësojnë një fenomen që është pasuri e përbashkët e të gjithë njerëzimit. Vlera historike dhe kulturore e Mostarit konsiston në një sintetizim urban krijuar në shek. 16 në kulmin e Perandorisë Otomane rreth Urës së Vjetër. Qëndra historike e Mostarit,  që përfshin lugina e thellë e lumit Neretva, e zhvilluar në shek. 15 dhe 16 si një qytet Otoman i fortifikuar dhe gjatë  periudhës Austro-Hungareze në shek. 19 dhe 20. 
 
 
Mostar i është njohur  prej kohësh për shtëpitë e tij të vjetra orientale dhe për një urë, emrin e të cilit ka marrë. Në luftën gjatë  1992-1995, pjesa më e madhe e qytetit historik dhe Urës së Vjetër të dizenjuara nga arkitekti i famshëm Hajdurin, u shkatërrua. Rajoni i Urës së Vjetër, me tiparet e saj pre-Otomane, Otomane, Mesdhetare dhe të Evropës perëndimore është një dhembull i veçantë i vendbanimeve urbane multikulturore. Ura e Vjetër e rikonstruktuar dhe Qyteti i Vjetër i Mostarit janë simbole të bashkimit, kooperimit ndërkombëtar dhe bashkëekzistencës së kulturave të ndryshme, etnike dhe fetare. Me “rilindjen ” e Urës së Vjetër dhe rrethinave të saj, domethënja dhe fuqia simbolike e qytetit të Mostarit – një simbol i jashtëzakonshëm dhe universal i bashkëekzistencës së komuniteteve  që i përkasin  kulturave, begraundeve fetare e etnike  të ndryshme – është përforcuar dhe zgjeruar
Mostar, urra e vjeter   
 

 

  duke vënë theksin në përpjekjet e panumërta njerëzore  për paqe dhe forcim të bashkëpunimit përballë katastrofave  dërrmuese. Rajoni i Urës së Vjetër të Qytetit të Vjetër të Mostarit u regjistrua në Listën e Trashëgimisë Botrore të UNESCO-s në 2005. Zona historike urbane e Stolac, Pocitelj dhe Blagaj, siti i shpellës së Vjetrenicës në Zavala dhe nekropoli me gurin e varrit në Blidinje janë të gjitha në Listën Tentativë dhe dokumentat e nominimit janë në përgatitje e sipër. Punime  konservuese gjithpërfshirëve janë duke u zhvilluar në sitë të tilla si Stolac dhe Pocitelj.  
Ky sajt u bë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s më 2005. Zonat histrorike në Stolac, Poçitel dhe Bllagajë, sajtet e Shpellës së Vjetrenicës në Zavallë dhe nekropoli në Bllidinjë janë në Listën në Tentativë, dhe aktualisht janë duke u zhvilluar dokumentet për statusin. Në disa sajte është ende duke u ndërmarrë puna kërkimore konservuese, si për shembull në Stollac dhe Poçitel.
Blagaj, Tekke (tekija) ne lumin Buna    

Qëndra Historike e Stolac

Stolac lokalizohet në rajonin e Herzegovinës të njohur si Humina,  në rrugën turistike përgjatë Herzegovinës  që lidh pejsazhin malor të Bosnjes me rajonin bregdetar të Bosnje Herzegovinës, Dubrovnikut dhe Malit të Zi.
Duke  patur në të njëjtën sipërfaqe vlera unike kulturore, artistike dhe estetike, qëndra historike e Stolac është shembull i një  mjedisi kompleks kulturoro –historik dhe natyror. është një shembull i një lidhjeje organike ndërmjet arkitekturës njerëzore dhe natyrore e cila gjithashtu tregon se bukuria e zonën është kompromentuar nga ndërtesat dhe planifikimi urban – një parim i pranishëm shpesh në zhvillimin e qyteteve mesjetare.
Nëntë shtresa historike përbëjnë kompleksin arkitekturor të Stolac: prehistoria, periudha Iliro-Romake, Periudha Mesjetare e hershme e mesme dhe  e vonë, periudha Otomane, periudha Austro –Hungareze dhe periudha e Jugosllavisë së parë dhe te dytë. Prova materiale më e dukshme e panoramës  së qytetit paraqet një larmi influencash arkitekturore të qytetit, aty ku takohen kontrastet dhe larmitë, ligjet dhe paradokset, planifikimi urban dhe spontaniteti i përsosur që cuan në krijimin e imazhit kompleks të vlerave të vecanta dhe të jashtëzakonshme të tij.
Qëndra historike e Stolakut është e hapur dhe e thjeshtë për tu kuptuar me shikim të parë duke ofruar mundësinë e pazakontë dhe privilegjin kulturor të vëzhgimit të impaktit të jo më pak se katër perandorive (Romake, Bizantine, Otomane dhe Austro-Hungareze), tre mbretërive (Boshnjake, Hungareze dhe Jugosllave) dhe tre religjoneve monoteiste të Krishtërimit (Ortodokse dhe Katolike), Islamit dhe Judaizmit, duke krijuar  stilin dhe traditat arkitekturor më të larmishme brenda rajonit Mesdhetar, Evropër Qëndrore, Evropës Perëndimore, Bizantit, Ballkanit dhe rajonit Otoman. E megjithë diversitetin e saj qëndra historike e Stolac është një monument historiko kulturore me karakteristika individuale që janë sintetizuar në një tërësi.
 
 
 

 

 

 

Tërësia Arkitekturore dhe Natyrore e Blagaj

Tërësia arkitekturore dhe natyrore e Blagaj krijon një bashkësi të përmbajtur hapsinore dhe topografike. Blagaj është një nga strukturat urbane me ngjashmëri rurale më me vlerë në Bosnje Herzegovinë e dallueshme nga struktura të tjera të ngjashme si rezultati i:

  • planit urbanistik mjaft të degëzuar dhe të shpërndarë, organikisht i lidhur vetëm me pozicionin e çarshisë si elementi qëndror funksional;
  • pranisë së fortesës  së Stefan Gradit si element qëndror funksional.

Struktura urbanistike e Blagaj, fizionomia hapsinore dhe organizimi mund të vërehen në  zonat periferike të fortesës mesjetare, të cilat u transformuan gjatë sundimit Otoman në një “Kasaba” (qytet) dhe më pas në një qëndër administrative. Periudha Austro-Hungareze nuk solli ndryshime nga pikpamja e zhvillimit urbanistik të Blagaj. Periudha ndërmjet dy luftrave botërore u karakterizua nga ndërprerja e zhvillimit urban deri në 1961 kur pati një rritje të papritur të popullsisë dhe të ndërtesave pa leje në rajonet e banuara.

Një analizë e trashëgimisë arkitekturore të Blagaj dhe e lagjeve të vjetra urbane (mahalas) tregon që ndërtesat me vlerë të madhe panoramike dhe monumentale okupojnë një zonë relativisht të  kufizuar përgjatë lumit Buna: Nga ura Leho deri te burimi i Bunës dhe nga mahallat  Bunsko e Harmana te mahalla Carska ose Czamija. Këto përfaqësojnë kufijtë e qëndrës historike të Blagaj, me çarshinë dhe mahallat më të vjetra,  tregun dhe sheshin e  punimeve artizanale. Mahallat e tjera (me përjashtim të Do dhe Podgrade) janë më pak të populluara dhe emrat e tyre më së shumti kanë rrjedhur thjesht nga toponimet e rajoneve  e vendbanimeve  më të vjetra.

Si tiparet orientale dhe ato Mesdhetaren janë të dukshme në urbanistikën e Blagaj, ndërkohë që vendbanimi në vetvete dëshmon për  influencën e një sërë faktorësh: konfigurimin natyror të terrenit dhe marrdhëniet social ekonomike.

 

Mullinjtë e ujit – duke zhdukur arkitekturën e trashëgimisë  

Lumenjtë janë arteriet e rajoneve urbane të Mostarit, Stolac, Blagaj dhe Ljubuski dhe ndodhen mu në qendër të vendbanimeve të tyre. Për këto rajone urbane  të lokalizuar në lumenjtë më të mëdhenj është e zakontë arkitektura lokale e urave dhe mullijve. Marrdhënja ndërmjet njerëzve dhe mjedisit të tyre natyror që ka ndikuar në krijimin e kësaj tërësie arkitekturore e natyrore dëshmojnë për mënyrën e  veçantë të shfrytëzimit të resurseve natyrore që është mbi të gjitha e qëndrueshmë. Mënyra se si janë të vendosura ndërtesat tregojnë se mjeshtrit e ndërtimit kanë menduar t’i integrojnë ato me mjediset e tyre natyrore në mënyrën më të thjeshtë të mundshme pa ju imponuar mjedisit dhe pa e nënshtruar atë. Mënyra se si rrjedha e ujit shfrytëzohet, larg, për të mos dëmtuar burimet dhe natyrën përreth, respekton tiparet specifike dhe limitet e mjedisit rrethues.

Mullinjtë më të hershëm të evidentuar në Ballkan datojnë që nga shek. 10. Edhe pse është e vështirë të thuhet se kur janë ndërtuar mullinjtë e parë në Herzegovinë, ka të ngjarë të ketë ndoshur gjatë periudhës Romake. Dokumentet më të hershme datojnë që nga 1465. Mullinjtë që janë ruajtur datojnë që nga shek. 18 dhe 19 por janë ndërtuar në themelet e ndërtesave më të hershme që ose janë shembur nga vërshimet e lumejve  ose nga njerëzir për të ndërtuar mullinj më të mëdhenj. Pozicionimi i tyre varet vetëm nga forcat e rrymave: ato janë ndërtuar aty ku rryma nuk eshte shumë e fortë, duke siguruar një burim të qëndrueshëm energjie për fuqizimin e rrotave të mullirit. Ky dhe vetëm ky faktor dikton lokalizimin  e tyre në qytet. Pjesa më e madhe e ndërtesave të mullijve të ujit paraqesin të njëjtën strukturë pa ndryshime të mëdha. Mënyra se si ato janë ndërtuar  varej plotësisht nga funksioni i tyre dhe si të tilla ato janë të zhveshura nga cdo tepri në tërësi dhe në detajet më të vogla, pa asnjë dekorim. Shumica e mullijve ka një histori të vetën, e ndërtuar mbi lumë dhe pothuajse gjithmonë me çati me kulm. Të para nga rrjedha e sipërme, pozicionimi  i tyre, diktuar nga funksionimi i rrotave, të bën të mendosh se janë struktura me dy katë, ku i sipërmi mbahet nga harqet e atij të poshtëmit.

Mostar, mulliri   
 

 

 

Në brendësi të tyre mullinjtë karakterizohen nga një hapsirë e vetme që mban rrotat. Gjatësia e strukturës varet nga numri i rrotave ose më saktë i harqeve mbi të cilat mulliri mbështetet mbi lumë. Mullinjtë mbi lumenjtë Radobolja, Trebižat, Bregava dhe Buna janë më të mëdha se ato në pjesë të tjera të Bosnje Herzegovinës, me një numër të rrotave 6-11. Rrotat janë vendosur në distanca të barabarta, sipas një ritmi preciz në pjesën e harqeve.

Me vetëm një përjashtim, mullinjtë kanë të gjithë rrota horizontale. Disa mullinj, të ndërtuar midis shek. 19 dhe 20, kanë një kat të sipërm për banim të përkohshëm (mullinj të këtij tipi gjenden në lumin Trebižat në Ljubuski). Mullinjtë të gjithë janë ndërtuar me gurë, me rrasa guri  të  përdorura për këndet e jashtme, harqet, për parmaqet  e dyerve dhe dritareve. Ata pothuajse të gjithë kanë cati me kulm  me rrasa guri (përveç njërit në lumin Trebizhat, i cili ka çati të rrafshët). Skeleti i drunjtë i catisë është i veshur me rrasa guri edhe pse në shumë millinj janë zëvendësuar nga tjegullat. Vetëm një numër i vogël mullinjsh të ndërtuar në shek. 20, kanë cati të sheshta. Një ose dy janë rinovuar me teknologji të re të mullinjve me uje-avull (një shembull i tillë gjendet në Mostar). Pas Luftës së Parë Botrore, numri i mullinjve në Bosnje Herzegovinë ra në mënyrë të theksuar si pasojë e humbjes së rëndësisë ekonomike të tyre dhe i futjes në përdorim të mullinjve me energji elektrike. Mullinjtë rrezikohen së pari nga neglizhimi pas mbylljes së tyre, rezultat direkt i ndryshimit të pronësisë, duke i lënë pa nje drejtues dhe mirmbajtje. Ato janë gjithashtu të kërcënuara nga zhvillimet e planifikuara ose pak të planifikuara dhe nga dështimi për të njohur vlerat dhe potencialin tyre.
 

Rrisqet ndaj të cilave janë të ekspozuar mullinjtë, si dhe kushtet ekstremisht të këqija të tyre edhe pse me vlerë të vecantë, na imponon ne detyrë për të ndërrmarë cdo hap të mundshëm për ti ruajtur ato.  Për këtë arsye Komisioni për Mbrojtjen e Monumenteve Kombëtare është duke rinovuar dy mullinj në Stolac dhe dy në Mostar si pjesë e fushatës së  promovimit të vlerave dhe rëndësisë së trashëgimisë lokale. Rinovimi i tyre kërkon punime të rëndësishme kondervuese dhe rikthim në gjendjen e tyre funksionale.

Mullinjtë në Mostar janë mbi lumin Radobolja. Njëri që përbëhet në fakt  nga dy mullinj, është unik në kompleksitetin e tij historik me më të vjetrin që daton nga shek. 18 dhe më të riun të shek. 20  dhe është i vetmi shembull i një mulliu me uje-avull me cati të sheshtë në Mostar dhe jo vetëm. Mulliri tjetër më i vogël është një mulli tipik uji, i lokalizuar shumë pranë Urës së Vjetër, një sit i Trashëgimisë Botrore të UNESCO-s.

Gjithashtu edhe në Stolac po rinovohen dy mullinj, të dy mbi lumin Bregava dhe të dy shembuj tipik të mullinjve më të mëdhenj të Stolac, njëri me tëtë dhe tjetri me shatë rrota mulliri. Mulliri i Elezovicës, i cili përfshin vendstrehimin për mullixhinjtë, ka qënë në përdorim deri në shek. 20, ndërsa vetëm themelet e mullirit  Podgradska ekszistojnë ende.