Rezultatet dhe përfundimet e pritshme

Rezultatet dhe përfundimet e pritshme

• rezultati kryesor i pritshëm është arritja e një harmonizimi ndërrajonal  në Adriatik i përqasjeve institucionale dhe metodave të ndërhyrjes  për një ruajtje dhe fuqizim të qëndrueshëm të siteve të UNESCO-s në Adriatik, sëbashku me strategjinë që synon zhvillimin e përbashkët ndërrajonal të tyre.
• kjo strategji pritet të rrisë në mënyrë të konsiderueshmë, në terma afatgjatë, rrymat ndërkombëtare të turizmit drejt rajoneve evropiane të Adriatikut.
Rezultatet konkrete do të jenë:
• hartimi i një strategjie  të përbashkët ndërrajonale për zhvillimin e qëndrueshëm të siteve të UNESCO-s (politikë bërësit dhe zyrtarët e përfshirë: 400)
• 20 seminare lokale dhe ndërrajonale dhe  workshope trajnuese të nivelit të lartë mbi përgatitjen dhe implementimin e planit menaxhues të UNESCO-s;
• 1 përpunim dhe testim konkret në secilin rajon partner i listave të kontrrollit  dhe indikatorëve për monitorimin e efikasitetit të procesit menaxhues
• publikimi në 600 kopje i planeve menaxhuese të siteve të UNESCO - (në gjuhët kombëtare + përmbledhje në Anglisht);
• 1 faqe webi shumë gjuhëshe  mbi njohuritë dhe metodologjitë e reja mbi ruajtjen dhe restaurimin e siteve;
• Një arkivë e përditësuar Mozaikësh të të gjithë mozaikëve që i përkasin territoreve të Adriatikut të përfshira në projekt.
• 1 Fushatë fotografike e bazuar në teknologjitë dixhitale
• 1 Konferencë ndërrajonale mbi restaurimin e dekorimeve arkitekturore;
• 4 takime ndërrajonale trajnuese mbi teknikat e ndërtimit me gurë, mbi trashëgiminë historike dhe energjinë e rinovueshme në dy brigjet e Adriatikut; 
• 2 publikimie shumë gjuhëshe, mbi njohuritë dhe metodologjitë e reja , mbi ndërtimin me gurë (100 kopje) dhe fuqizimin e trashëgimisë historike (100 kopje);
• 10 projekte pilot: Ferrara, Dubrovniku, Spliti, Korfuzi, Pirani, Alberobelo, Porec, Aquileia, Bosnje-Herzegovina  (Mostar, Blagaj, Stolac), Butrint;
• 1 seminar ndërrajonal mbi rezultatet dhe njohuritë e përftuara nga implementimi i projekteve pilot (+600 broshura të prodhuara dhe shpërndara);
• 12 studime mbi gjendjen  e artit për secilin partner në lidhje me rrymat e turizmit drejt siteve të tyre;
• 1 studim i tregut të turizmit kulturor Ndërkombëtar dhe Evropian 
• realizimi i një DVD-je mjaft profesionale mbi sitet e  UNESCO-s në Adriatik, si material për t’u prezantuar në dokumentare apo në shërbime të tjera televizive.
• 12  takime me televizione dhe revista të fushës
• 1 hartim dhe testim me operatorët turistik i paketës  së turizmit kulturor “UNESCO SITES OF THE ADRAITIC”
• 1 faqe web mbi projektin dhe mbi burimet e siteve të to UNESCO –s në Adriatik