Përshkrimi i aktiviteteve të Projektit

Përshkrimi i aktiviteteve të Projektit

WP 1 – Menaxhimi dhe Koordinimi Ndërrajonal i Projektit

Partneri përgjegjës: Qyteti i Dubrovnikut

•             Të sigurohet që objektivat të arrihen brenda kohës dhe buxhetit të përcaktuar

•             Komunikim me të gjithë partnerët e projektit dhe me organet  drejtuese të  IPA Adriatik (JTS, MA,etc.)

•             Numri i madh i partnerëve të përfshirë kërkon një punë intensive koordinuese, për të garantuar arritjen korrekte të rezultateve të  pritshme

 

WP 2 – Komunikimi dhe Propagandimi

Partneri përgjegjës: Rajoni i Istrias

•             krijimi i një strategjie “kumbuese”, komunikuese mediatike që do të shoqërojë projektin në tërësi për të siguruar një vizibilitet dhe impakt më të lartë të aktiviteteve dhe rezultateve në komunitetet e ndryshme të përfshira

•             krijimi i një strategjie propaganduese: një logo projekti, një standart komunikimi institucional, të cilat sëbashku do të krijojnë një “markë projekti”  të mirnjohur,  që do të përdoret nga të gjithë partnerët në aktivitetet e tyre të komunikimit 

•             krijimi i një broshure projekti në Anglisht, plus pjesë  në gjuhët kombëtare

•             krijimi i një faqeje webi në Anglisht dhe në të gjitha gjuhët e partnerëve, për dokumentimin e të gjitha aktiviteteve të projektit, rezultateve dhe përfundimeve për promovimin e siteve të UNESCO-s  në rajonin e Adriatikut, bazuar në sektorë të përbashkët (trashëgimi kulturore dhe natyrore) dhe tematika të përbashkëta (mozaik, ndërtimi me gurë, etj.)

 

WP 3 – Menaxhim i Qëndrueshëm Ndërrajonal i siteve të UNESCO-s të rajonit të Adriatikut

Partneri përgjegjës: Qëndra për Konservimin dhe Arkeologjinë e Malit të Zi

•             krijimi i një rrjeti informimi për t’u përdorur nga të gjithë partnerët për përshkrimin e gjëndjes së përgatitjes dhe implementimit të planeve menaxhuese  në rajone të ndryshme

•             Partnerët e projektit do të vendosin mbi një përqasje të përbashkët ndërrajonale ndaj zhvillimit të qëndrueshëm të siteve të Adriatikut, duke përcaktuar qëllime të përbashkëta ekonomike dhe territoriale, të përshtatura për secilin rajon;

•             organizimi i seminareve ndërrajonale dhe workshopeve  trajnuese mbi përgatitjen dhe implementimin e planit menaxhues

•             publikimi i broshurave mbi  planet menaxhuese dhe publikimi i raportit final mbi përqasjen e përbashkët  me  komente mbi efikasitetin e  rrjetit të informimit apo indikatorëve të  përfshirë.

 

WP 4-Përmirësimi Ndërrajonal i Njohurive, Teknikave, Specializimit dhe Mbështetja Teknologjike

Partneri përgjegjës: Komuna e Ravenës – Muzeu Arteve i Qytetit

•             studimi dhe përcaktimi i një plani menaxhues për restaurimin, ruajtjen dhe zgjerimin e siteve arkeologjike, monumenteve dhe pejsazheve rurale të UNESCO-s, që i përkasin vendeve të përfshira.

•             partneri pergjegjës i WP  do të përcaktojë një strukturë të përbashkët për ngritjen e grupeve te punës  mbi temetikat: Restaurim i Dekoracioneve Arkitekturore, Ndërtimi me Gurë,  Trashëgimia  Historike e dy Brigjeve të Adriatikut dhe Energjia e Rinovueshme.

•             fushatë fotografike e bazuar në teknologjitë dixhitale:  përditësimi  i  arkivës së mozaikëve që i përkasin territoreve ndërrajonale.

•             faqja web shumëgjuhëshe mbi njohuritë e reja dhe metodologjitë mbi mbrojtjen dhe restaurimin e siteve arkeologjike.

WP 5 – Realizimi i projekteve Pilot (I)

WP 6 - Realizimi i projekteve Pilot (II)

Partneri përgjegjës: Komuna e Alberobelos

•             si rezultat i aktiviteteve të shumta, projektet pilot janë ndarë në dy paketa pune WP

•             secili partner do të zhvillojë një projekt pilot, sëbashku me partnerë të tjerë  përmes shkëmbimeve të grupeve të punës  që trajtojë të njëjtën tematikë ose vetëm me mbështetjen e partnerëve më me eksperiencë, me një orjentim të fortë drejt produktivitetit në kontekste të tjera ndërrajonale të Adriatikut,

•             Të gjitha projektet pilot do të jenë të lidhura ngushtë me tematikat në fokus të projektit: teknikat e ndërtimit me gurë të thatë, konservimi i mozaikëve, promovimi dhe zhvillimi i siteve të UNESCO-s, përdorimi i teknologjive moderne (me përdorim efikas të energjisë) në sitet e UNESCO-s

•             në WP 5 marrin pjesë: Qyteti i Dubrovnikut, Provinca  e Ferrarës, Qyteti i Splitit, Komuna e Korfuzit dhe Universiteti  Primorska – Qëndra e Shkencore dhe Kërkimore

•             në  WP 6 marrin pjesë: Komuna e Alberobelos, Rajoni i  Istrias, Fondacioni Aquileia, Komisioni i Mbrojtjes së Monumenteve Kombëtare, Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Butrintit

 

WP 7 – Ndarja e eksperiencave dhe rezultateve mbi projektet pilot 

Partneri përgjegjës: Komuna e  Alberobelos

•             në mënyrë që të shkëmbehen rezultatet dhe përfundimet  e projekteve pilot, do të organizohet një seminar ndërrajonal në Alberobelo 

•             një katalog me përmbajtje të  veprimtarive të projekteve pilot do të  hartohet dhe publikohet.

 

WP 8 – Fuqizimi i Përbashkët i Turizmit Kulturor në sitet e UNESCO-s të Detit Adriatik

Partneri përgjegjës: Qyteti i Dubrovnikut

•             duke u bazuar në rezultatet dhe përfundimet, në kuadër të WP8 partnerët në projekt do të ndërrmarin aktivitete për fuqizimin e përbashkët të turizmit kulturor të siteve të UNESCO -s në detin Adriatik,

•             secili partner do të mundësojë një analizë cilësore dhe sasiore mbi rrymat e turizmit që aktualisht drejtohen drejt siteve respektive, mbi sistemin  e promovimit që ata kanë adotuar, mbi kapacitetet pritëse, mbi evenimentet dhe mënyrat e transportit për të arritur në sitet e tyre, 

•             një analizë specifike  mbi tregun Ndërkombëtar dhe Evropian të turizmit kulturor, i cili është dhe burimi potencial për të gjeneruar flukse të medha vizitorësh drejt siteve të UNESCO-s të Adriatikut, të përfshira në projekt,

•             përgatitja e një DVD-je profesionale e cila do të ilustrojë karakteristikat kryesore të siteve të UNESCOs të Adriatikut të përfshira në programin EX.PO AUS.

•             Qëndrueshmëria dhe efikasiteti  i aksioneve të përbashkëta valorizuese do të testohet përmes hartimit dhe promovimit të paketës turistike inter-Adriatik “UNESCO SITES OF THE ADRIATIC SEA”.