Split

Split

Pallati që u bë Qytet

Split, Kroaci

kthehu pas
    Vendbanimi grek Aspalathos u themelua në shek. 4 dhe 3 para Kr. në afërsi të qytetit Salona, i cili në shekullin e parë para Kr. u bë koloni romake dhe kryeqytet i provincës Dalmatia. Rreth vitit 295, perandori Gaius Aurelius Valerius Diocletianus (sundoi midis viteve 284 e 305) urdhëroi fillimin e ndërtimit të pallatit të veçuar afër vendit të tij të lindjes.   Ndërtesa ka një plan drejtkëndor dhe i ngjan një fortifikimi me një sërë kullash në tre atë të saj, ndërsa ana jugore përballë detit ishte e hapur në katin e sipërm përmes një llozhe të tipit   arkadë e shtrirë përgjatë gjithë gjatësisë së fasadës. Pallati përfshinte apartamentin perandorak, sheshin qëndror (Peristil) ndërmjet tij dhe rrugës kryesore lindje-perëndim (decumanus), vendet e shenjta të Mauzoleumit dhe tempujt si dhe punishtet perandorake të tekstileve (gynaeceum) në pjesën veriore të strukturës. Pas vdekjes së Diokletianit pallati qëndroi nën zotërimin e familjes perandorake. 
Split, Rekonstruksion i pallatit të Dioklecianit nga Hebrardi (1912)
 
 
 
 

 

  Gradualisht u transformua në një vendbanim të  fortifikur të quajtur Spalatum, e cila morri të gjitha atributet e një qyteti pas rënies së Salonës në shëkullin e 7, kur refugjatët erdhën për të banuar mbrenda mureve të saj. Si një pjesë e perandorisë bizantine, qyteti gëzonte një autonomi  politike të  konsiderueshme. Në mesjetën e hershme, shteti Kroat (më pas Mbretëria Kroate), okupoi pjesën qëndrore të bregdetit të Adriatikut dhe rrethinat e saj, ndërkohë qe qytetet mbetën nën sundimin bizantin. Për periudha të shkurtra Spliti ra nën sundimin Frank, Venedikas dhe në shek 11 nën sundimi Kroat. Në shekujt pasues Spliti zhvilloi një karakter gjithnjë e më shumë kroat. Në fillim të shekullit 12 Spliti u bë një komunë e pavarur nën udhëheqjen e mbretërve hungarezë. Pallati  ishte tashme mjaft i vogël për qytetin në lulëzim, i cili u zgjerua në drejtim të perëndimit duke dyfishuar përmasat e tij. Pjesa perëndimore u fortifikua me mure të reja dhe një shësh tjetër publik u ndërtua në krah të bashkisë së qytetit. Republika e venedikut e pushtoi qytetin në 1420 dhe e sundoi atë për 377 vite (1420- 1797). Autonomia e qytetit u reduktua: autoriteti më i lartë ishte një princ-kapiten venedikas. Pavarësisht kësaj, Spliti u zhvillua si një port- qytet i rëndësishëm, me rrugë të rëndësishme tregëtare me rajone të zotëruara nga Otomanët përmes kalimit  të afërt Klis. Kultura lulëzoi gjithashtu, Spliti u bë qëndra e literaturës Kroate. Shumë pallate aristokrate u ndërtuan në qytet gjatë kësaj periudhe. Pas një periudhe të shkurtër nën udhëheqjen e Napoleonit (1806-1813),  qyteti ju dha në zotërim Perandorisë Austriake në Kongresin  e Vienës. Investime të mëdha u ndërrmorën në qytet gjatë kësaj periudhe. Ujësjellësi romak u restaurua, një valëpritëse u ndërtua, po ashtu një hekurudhë, rrugë të reja  ndërsa pjesë të fortifikimeve antike u hoqën.   

Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore dhe shpërbërjes së Austro-Hungarisë, Spliti u bë porti më i rëndësishëm i Jugosllavisë. Gjatë  Luftës së Dytë Botërore disa nga lehtësirat e portit si dhe pjesë të qytetit të vjetër u dëmtuan nga bombardimet. Pas 1945 qyteti përjetoi  bumin më të madh ekonomik dhe demografik të tij. Një duzinë kompanishë e fabrikash u ndërtuan, ndërkohë që popullsia u trefishua. Në periudhën midis 1945 dhe 1990 qyteti u transformua plotësisht dhe u zgjerua duke u shtrirë në të gjithë gadishullin. Sot Spliti është qyteti i dytë me i madh i Kroacisë si dhe qëndra ekonomike dhe administrative e Dalmacisë qëndrore. Ekonomia e tij mbështetet kryesisht te tregëtia dhe turizmi dhe në disa industri të vjetra në rinovim e sipër si ajo e ushqimit (peshkut, ullirit, verës), letrës, çimentos dhe kimikateve.

Konservimi i një siti të Trashëgimisë Botërore 

Pallati Diokletian përfundoi  në vitin 305 pas K.  me një harmoni në formë dhe funksion,  të një vile  perandorake te antikitetit të vonë dhe një kalaje të fortifikuar. Mendohet te jetë një nga ndërtesat kyce të arkitekturës antike , për arsye te gjendjes  jashtëzakonisht të mirëkonservuar të pjesëve të saj origjinale dhe të së tërës dhe si rezultat i një sërë formash arkitekturore  të cilat qëndrojnë midis artit klasik dhe atij mesjetar. I transformuar në një qytet mesjetar, pallati ka parë mjaft ndërtesa të ngrihen në stile të ndryshme arkitekturore brenda mureve të tij mbrojtës, nga mjeshtër të ndërtimit të cilët u frymëzuan nga modelët e rëndësishme antike. 
Split, Pallati 
Dioklecijanit, Podrumet 
 
 

 

 

Në 1979 qëndra historike e Splitit u deklarua Sit i Trashëgimisë Botërore për arsye të konservimit mjaft të  mirë të arkitekturës së tij të të gjitha periudhave, por edhe sepse ai është ende një organizëm i gjallë me të gjitha funksionet urbane. Është kërcënuar nga zhvillimi i shpejtë i qytetit modern, nga presioni i komercializimit të pronave  të tipit truall dhe nga ndryshime të pafavorshme në strukturën shoqërore të popullsisë. Festimi i përvjetorit të 1700-të i Pallatit në dekadën e mijvjecarit coi në restaurimin e ndërtesave me rëndësi më të madhe historike në Split. Ndër parimet e shumta të konservimit që ne aplikojmë sot,  mund të theksojmë disa: konservim më tëpër se sa restaurim; përforcimi i mirmbajtjes dhe rikonstruksioni  i infrastrukturës urbane, që do të përmirësonin cilësinë e jetës brenda qendrës historike dhe përdorimi i teknikave dhe materialeve tradicionale.

 

Katedrala e Shën Dumniusit (Mauzoleu i Dioklecianit)

Ndërmjet katedraleve Evropiane, katedralja e Splitit është ndoshta më e vjetra e ndërtuar.  Fillimisht ajo  ka qënë mauzoleumi Diokletian, megjithatë përfshin një kullë romake dhe një kishëz  në stilin barok. Në të gjithë pallatin është  ndërtesa më e shtresëzuar dhe më sinjifikative e adhuruar për muret e saj me  gurë të mëdhenj, strukturën unike të kubesë me tulla dhe për dekorimet antike të ruajtura mjaft mirë. Po aq i vlerësuar është edhe koleksioni i pasur i punimeve artistike të cilat kanë mbijetuar në ndërtesë që nga koha e transformimit të saj në Katedrale në shek e 6. Që nga 1996 punime restauruese janë ndërrmarë për pjesët më kritike.  Catia e Mauzoleumit është restauruar plotësisht.  Secila nga 500 pllakat romake të gjetura në çati janë ruajtur dhe riparuar. Ashtu si punimet në çati, restaurimi i fasadave u realizua gjithashtu duke përdorur teknika dhe materiale tradicionale.  Gjendja strukturore e kishëzës baroke, e cila ju shtua ndërtesës në shek, 17 shkoi drejt degradimit si rezultat i themeleve të dobëta dhe cilësisë së dobët të muraturës.  Konsolidimi i strukturës filloi me mbushjen e mureve të themeleve dhe me sistemimin e kabllove prej celiku. Brendësia e kishës gjithashtu  i është nënshtruar një restaurimi të plotë, duke treguar kujdes të vecantë ndaj karakteristikave arkitekturore të stilit barok të cilat kanë qënë neglizhuar së tepërmi. Eshtë aplikuar pastrimi me lazer mbi fasada, mure dhe mbi kubenë prej tulle. Një sistem i ri ndricues ka krijuar një perceptim të ri të katedrales. Në brendësi të katedrales janë ndërrmarë një sërë punimesh restauruese.

 

 

 

 

 

Tempulli i Jupiterit (Pagëzimorja)

Njëkohësisht me transformimin  e Mauzoleumit  Diokletian  në katedralen e qytetit, ju dha formë tempullit të Jupiterit në Baptisteri. Sot Baptisteri funksionon si kishë vetëm një herë në vit, në festën e Shën Gjonit. Nga ana tjetër, është kthyer në një nga atraksionet më të rëndësishme turistike dhe një nga sitet më të vizituara të qytetit. Kupola e saj e konservuar në mënyrë të përsosur dhe karakteristikat strukturore unike të saj paraqesin interes të madh per arkeologët, historianët e artit dhe arkitektët nga mbarë bota. Si rezultat i mungesës së mirëmbajtjes, kushtet e strukturës kanë degraduar kohët e fundit. Kushtet e pedimentit perëndimor kanë qënë më dramatiket:  Disa blloqë kornizash me peshë 3 deri 6 ton janë  ngritur nga kunjat e ndryshkura, janë rreshqitur jashtë pedimentit dhe janë lënë jashtë të ekspozuara ndaj
rreziqeve. 
 
 
 

Restaurimi i tempullit është realizuar si një kombinim i teknikave tradicionale dhe suportit logjistik modern. Është realizuar një model kompjuterik 3D për të analizuar komportimin strukturor. Me qëllim ndalimin e lëvizjeve të tjera strukturore dhe degradimin e shpejtë të gurëve  dhe për të rivendosur stabilitetin dhe për shpërndarjen e ngarkesave  si në strukturën origjinale, pedimenti perëndimor dhe pjesë të kornizave eksteriore duhet të cmontohen të riparohen me anë të teknikave tradicionale dhe të rivendosen në vend. Morsetat prej hekuri janë zëvendësuar me ato prej celiku dhe janë fiksuar me plumb të shkrirë në mënyrë tradicionale. Gdhendjet fine mbi portale dhe frizat e fasadës janë pastruar me laze

 
Split, Pallati Dioklecijanit, Peristili dhe kumbonarja     

Porta e artë 

Punimet restauruese të Portës Aurea, hyrjes kryesore në Pallatin e Deokletianit ishin mjaft komplekse sidomos për shkak të kushteve seriozisht të degraduara të strukturës  dhe sipërfaqes së saj prej guri shkaktuar nga kristalizimi i tretësirave të kriprave agresive të formuara poshtë shtresave të trasha të dheut. Kombinimi i problemeve strukturore dhe i atyre të lidhura me konservimin dhe pastrimin e gurëve e bëri restaurimin e portës së artë një ndërrmarje mjaft të ndërlikuar. e tërë sipërfaqja është pastruar me lazer, e përdorur kjo teknikë pë here të parë në Kroaci . Muret janë stukuar me gëlqere, gurët e dëmtuar janë zëvendësuar me të rinj dhe struktura e sipërme e perkulur  përpara duke i shkaktuar të cara fasadës është fiksuar me nyje metalike.

 
 
 

Peristil 

Restaurimi i sheshit kryesor të pallatit të Dekletianit filloi si një ondërrmarje e pastrimit të gurëve dhe vijoi si një operacion kompleks i cili perfshiu përforcim strukturor, riparimin dhe konservimin e gurëve dhe materialeve të tjera. Proceset a avancuara të degradimit u zvogëluan në mënyrë të konsiderueshme. Largimi i shtresave të papastërtisë me lazer restauruan lexueshmërinë e arkitekturës dhe dekorimeve. Vlera historike e sitit u përforcua nga gjetja e të dhënave të fshehura deri athërë për materialet origjinale dhe historinë e ndërtimit. Projekti i Peristilit ishte një mundësi e rëndësishme për një numër të madh restauruesish të rinj për të marrë eksperiencë për teknikat më të avancuara mbi pastrimin dhe restaurimin e gurëve.
 

 

 

 

Infrastruktura dhe planifikimi urban

Aktualisht me restaurimin e monumenteve të mëdha, disa përpjekje janë bërë gjithashtu për të përmirësuar infrastrukturën dhe imazhin e përgjithshëm të qëndrës historike. Pastrimi i gurëve të fasadës ëshë një cështje mjaft e rëndësishme si dhe ngritja e një grupi të përhershëm të pastrimit të fasadave nga grafitet. Pas pastrimit të zhgarravinave të cilat shpërfytyronin fasadat e ndërtesave të vjetra dhe prishnin  atmosferën e përgjithshme të qendrës historike, një sitëm i ri informimi dhe konservimi është ngritur. Përveç përmirësimit të madh të sistemit informues dhe orjentues të vizitorëve, sinjalistika e re ka ndryshuar mënyrën me të cilën banorët vendas i perceptojnë ndërtesat e vjetra të cilat më parë nuk kanë tërhequr vëmendjen e tyre duke mbetur shumica të pa njohura.

 
Qëndra historike e Splitit, duke qënë një vend i banuar për 17 shekuj, është njohur me infrastruktura të të gjitha llojeve dhe moshave, duke 
 

 

filluar që nga sistemi i gjerë i kanalizimit me tubacione te harkuar të periudhës romake,i cili është bllokuar nga një shtresë e trashë e depozitimeve organike dhe është eksploruar dhe mbijetuar vetëm pjesërisht. Riparimi dhe mirëmbajtja e dyshemesë është shoqëruar me rikonstruksionin e sistemit të kanalizimit e te tjera. Është përgatitur gjithashtu një plan për përmirësimin e aksesueshmërisë së e hapsirave publike e ndërtesave më të rëndësishme historike. Me idenë për të përmirësuar koordinimin e palëve të interesuara, përgjegjës për aktivietet e zhvilluara në qëndrën e qytetit të vjetër, është hartuar dhe po diskutohët tashmë një plan menaxhimi. Ai propozon një   model të ri menaxhimi me qëllim përmirësimin e planifikimit dhe koordinimit të aktiviteteve, i cili synon rritjen e cilësisë së jetës për banorët e tij dhe një ekonomi më të mirë në terma afatgjatë si dhe mbrojtje e qëndrueshme e vlerave kulturore të vendit.