Projekti

Projekti

Projekti EX.PO AUS (Zgjerim i Potencialeve të Siteve të UNESCO-s në rajonin e Adriatikut) është një projekt ndërrajonal i bashkëfinacuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të  Programit të Kooperimit Ndërrajonal IPA Adriatik 2007-2013. Projekti përfshin 12 partner nga shtatë shtete të rajonit të Adriatikut: Qyteti i Dubrovnikut si Partner Lider, Rajoni i Istrias, Qyteti i Splitit (Kroaci); Provinca e Ferrarës, Komuna e Ravenës – Muzeu i Arteve i Qytetit, Komuna e Alberobelos, Fondacioni Aquileia (Itali); Universiteti Primorska – Qendra Shkencore dhe Kerkimore (Slloveni); Qëndra për Konservimin dhe Arkeologjinë e Malit të Zi (Mal i Zi); Komisioni i Ruajtjes së Monumenteve Kombëtare (Bosnje-Herzegovinë); Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Butrintit (Albania), Komuna e Korfuzit (Greqi). Kohëzgjatja e projektit është 36 muaj, vlera totale e projektit është 3.155.784,80 EUR, 85% e së cilës financohet prej fondeve IPA, ndërsa 15% e të gjithë vlerës së projektit mbulohet nga partnerët.