Piran

Piran

Qytet që ngrihet nga shkuma e detit

Piran, Sloveni

kthehu pas
   
Qyteti i Piranit karakterizohet nga  një qendër antike me trashëgimi të pasur  arkitekturore dhe një peizazh kulturor unik me kriporet e tij, që ende janë sot  pjesërisht në përdorim tradicional. Instituti për  Trashëgiminë Mesdhetare në  Qendrën e Shkencës dhe  Kërkimit  të Univeritit  të Primorskës, së bashku me Bashkinë e Piranit dhe organizata të tjera të mbrojtjes së trashëgimisë, po përgatisin direktivat  shkencore për njohjen e qytetit të Piranit dhe të rrethinave të tij natyrore  nga UNESCO. Gadishulli i Piranit ka një pozicionim mjaft  tërheqës – me vargmale në veri që e mbrojnë nga era e acartë e Adriatikut, ndërkohë që shpati i thepisur dhe gjiu në lindje,  i sigurojnë një kontroll të mirë mbi të vetmen  rrugë tokësore të aksesueshme.  Megjithëse ka qenë  i banuar që në periudhën  prehistorike, një kamë  prej guri e gjetur në cekëtinat rreth Kepit Madona daton që nga periudha e bronzit, ndërsa në qendrën e qytetit të vjetër janë gjetur objekte që i përkasin periudhës së  mesme të bronzit.

Piran,Pallati Venecian
 

 

 

Gjatë periudhës Romake bregdeti i Piranit ishte i populluar me një sërë  vilash detare, që ka të ngjarë të kenë shërbyer si njësi  për organizimin e aktiviteteve ekonomike të aseteve të mëdha dhe në të njëjtën kohë i kanë shërbyer lidhjeve detare të Adriatikut verior. Në Piran janë gjetur gjurmë vendbanimesh nga kjo  periudhë, kur zona ishte pjesë e Regio Decima Romake. Gjatë trazirave të Antikitetit të Vonë banorët filluan të kërkonin mbrojtje në strehime më të sigurta përgjatë bregdetit. Vendosja strategjike e gadishullit të Piranit mori sërisht rëndësi, duke qenë se Pirani u banua dendësisht.

Të dhënat historike 

Pirani përmendet për herë të parë në burimet e shkruara në shekullin 7 së bashku me qytete të tjera të Istrias (Ravennatis Anonymi Cosmographia) dhe qyteti duket të ketë pasur vazhdimësi, por duke ndryshuar qeverisjet, gjatë shek. 7, ishte nën sundimin bizantin; në gjysmën e dytë të shek. 8, ra së bashku me Istrën nën sundimin Frankëve (koloni gjermane); në vitin 952 u përfshi në Perandorinë Gjermane, si pjesë e Marshimit të Friulit; pas vitit 1209, patriarku i Akuileias u bë konti dhe udhëheqësi i kufirit të Istrias.
  Kjo periudhë pavarësie relative përfundoi më 1283, kur Pirani ra nën sundimin Venecian; kjo periudhë e gjatë paqeje dhe prosperiteti përfundoji më 1797 me shkatërrimin  e “Serenissima”-s. Pas kësaj kohe e deri më 1918, Istra dhe Pirani u bënë pjesë e Küstenland-it brenda Perandorisë Austro-Hungareze. Pas Luftës së Parë Botërore, kjo zonë u përfshi në Mbretërinë Italiane. Pas Luftës së Dytë Botërore qyteti ishte pjesë e Zonës B të Territorit të Lirë të Triestës (1947–1954); duke u bërë më pas pjesë e Jugosllavisë sipas Memorandumit të Londrës, dhe së  fundi, pas vitit 1991, u bë pjesë e Republikës Sllovene. Banorët e vjetër remake të këtij qyteti  me fortifikime të rënda, nuk u shpërngulën  pavarësisht imigrantëve sllavë të vendosur në rrethinat e tij, ashtu si edhe në qytetet e tjera perëndimore  të Istrias, do të bashkëjetonin prej shekujsh duke ju përshtatur stilit dhe gjuhës venedikase. Emri i qytetit gjithashtu ka mbetur relativisht i pa ndyshuar : latinisht Pyrrhanum, ndërmjet viteve 670 dhe 1282, Piranum, Piranon, Pyranum, më vone Pirano, kurse vendasit  e quanin Piramin, sllovenisht Piran. Interpretimi se fjala Piranon rrjedh nga fjala greke pyr (zjarr ose fener deti) konsiderohet i përshtatshëm.
Piran, Minorite hajat i manastirit   
 

 

 

Historija Urbane 

Qendra e vendbanimit ishte e lokalizuar në zonën e vargmaleve që nga kohërat prehistorike. Këtu ishin kështjella e patriarkut të Akuileias dhe kisha kryesore e qytetit, Shën Gjergjit. Qyteti së pari u zhvillua në kepin Madona, duke u ndërtuar rreth Piazza Vecchia – sheshi ku ishte komuna fillestare gjatë sundimit të patriarkut Akuileian. Në të njëjtën kohë u ndërtun muret e parë  të dukshëm edhe sot. Ky imazh i hershëm mesjetar i ndërtesave të ulëta që kufizohen me bregun e detit, dy rrugë gjatësore dhe një shesh katror kanë ngelur deri më sot struktura  bazë urbane e qytetit. Nën sundimin e Republikës Venedikase qyteti filloi të shtrihej përtej portave  tokësore,  si Porta Campo në zonën e Portit (sot Sheshi Tartini) me shpatin kodrinor mbi të. Përballë kishës së Shën Pjetrit (ndërtuar më 1272), në zonën e portit të brendshëm (Mandraç/mandracchio), u ndërtua një pallat i ri bashkiak në fillim të shek. 14, dhe ndërtesa të tjera të rëndësishme: një fonticus me llozhë dhe pallatet e para. Pirani që njohim sot është kryesisht rezultat i aktiviteteve ndërtuese të familjeve të rëndësishme të cilët e lartësuan statusin e tyre social përmes ndërtimit të shtëpive dhe pallateve me korniza  dritaresh e dyersh mjaft të latuara, disa prej të cilave çmohen edhe sot. Me zgjerimin në drejtim të tokës, qyteti u rrethua me mure të shumtë dhe gradualisht u ndërfutën lagje të reja të  qytetit, si Marciana, që shtriheshin  jashtë mureve. Muri i parë dhe i dytë u shkrinë  gradualisht  me strukturat ndërtuese, ndërkohë që muri i tretë dhe i funidt u ndërtuan midis viteve 1470 dhe 1534 në shpatin e Mogoron-it dhe ende i jep qytetit imazhin e tij karakteristik. Shtatë porta të qytetit  janë te konservuara edhe sot: Porta Muglia (shek. 13), Porta Campo (shek. 15), Porta Dolfin (1483), Prima Porta di Raspo, Seconda Porta di Raspo, Porta Marziana, Porta San Giorgio. Në shek. 16, aktivitetet gjallëruese ndërtimore kanë ruajtur pasurinë e qytetit. Midis viteve 1590 e 1637, u rindërtua tërësisht kisha e famullisë së Shën Gjergjit. U ndërtua një baptisteri e re oktagonale për Shën Gjon Pagëzorin, e cila ruajti disa nga elementet e vjetra, si vaskën  e pagëzores nga ndërtesa e mëparshme romaneske.
 

Manastiri  Françeskan  me hajatet e tij me shtylla u rindërtua tërësisht. Përveç ndërtesave fetare, qyteti gjithashtu fitoi një sërë ndërtesash të rëndësishme private dhe laike në shek. 16 dhe 17, duke pasqyruar Rilindjen e vonë dhe tiparet e stilit të hershëm barok. Gjatë kësaj kohe qyteti u zgjerua dhe u përfshi kryesisht në zonën bregdetare përgjatë portit të Magnarolla-s dhe përtej mureve të fundit ilirë më 1719, një begati e re ekonomike preku në një farë mënyre edhe Piranin e largët, i cili nxiti ndërtimin e një sërë ndërtesash të larta neoklasike rreth brendësisë së portit. Konturimi i fundit i qytetit u finalizua me ndërtimin e  pjesës së brendshme të portit dhe duke bërë vend për një qendër qyteti me hapësirë, me një  bashki të mrekullueshme të qytetit dhe me  statujën e legjendarit të lindur në Piran, violinistit dhe kompozitorit Giuseppe Tartini. Një hov i ri ekonomik i shek. 18 dhe 19 u reflektua edhe në Piran, kryesisht më ngritjen e ndërtesave të reja përgjatë portit të jashtëm, të ri e të madh dhe përtej tij në drejtim të Fornaces si dhe me inisiativat e ndërrmara arkitekturore gjatë kësaj periudhe. 

 

Kriporet

Kriporet, së bashku me transportin detar dhe tregtinë e kripës, kanë qenë aktiviteti më i rëndësishëm në Piran që nga Mesjeta e hershme, gjë që pasqyrohet edhe në privilegjet dhe detyrimet ndaj koncensioneve dhe taksave  në statutin e parë ligior të qytetit. Pasi Republika Venedikase i përvetësoi  qytetet e Istrës, tregtia dhe shpërndarja mbikëqyreshin nga zyrtarë venedikas, të cilët kontrrollonin monopolin e tregtisë së kripës. Megjithëse Koper,  ishte përpara me pozicionin e tij si port kryesor, tregtarët e Piranit krijuan lidhje t me një zonë më të gjerë evropiane dhe me Lindjen e Afërt. Tregtarët  vinin nga Karniola, Karinthia dhe Styria, nga Karti dhe Friuli, nga Hollanda, madje edhe nga Turqia. Karakteristikat gjeografike të rrethinave të Piranit, në fushat  aluvionale të Strunjanit, Luçijas dhe Seçovljes, përqëndrimi i lartë i kripës në gjirin e Triestës, kushtet klimatike (ditë të shumta me diell, erëra të favorshme), të gjitha këto e bënë mjaft të favorshëm ndërtimin e ponteve të kripës (kriporeve).

Piran, Statuja e Giuseppe
Tartini në sheshin kryesor 

 

 

Kriporet tradicionale morën një rëndësi të veçantë  në fund të shek. 14, pasi filloi kultivimi i  një shtresë sipërfaqësore algash mirkroskopike, mbi  allçinë dhe baltën  e kripës të quajtur petola, prej së cilës u përftua  në Piran kripë e pastër e bardhë. Gjatë dimrit vazhdonte puna mirëmbajtëse e kanaleve  dhe skajeve të tyre dhe po ashtu në depot, ku kripa e prodhuar magazinohej dhe familjet që merreshin me prodhimin e saj  jetonin gjatë sezonit të mbledhjes së prodhimit. Puna fillonte rregullisht në mars, kur pastroheshin kanalet rreth    baseneve  avullues dhe petolat në rrugicat e kripës, po ashtu  rinovoheshin shtëpitë dhe veçanërisht cavedini - basenet e kristalizimit, ku bëhej prodhimi dhe grumbullimi i kripës, të cilat ishin më të voglat nga të gjithë basenet e ndryshme të ponteve të kripës.

Banorët e qytetit të Piranit, por edhe punëtorët e kripores nga vendbanimet e afërta, e fillonin sezonin e prodhimit  me një migrim masiv në pontet e kripës më 23 prill, ditën e Shën Gjergjit. Sezoni përfundonte në ditën e agjërimit të Shën Bartolemeut, më 24 gusht, kur ata ktheheshin në shtëpitë e tyre pas një meshe falënderimi. 
 

Ky rit tradicional migrimi i familjeve që punonin në kripore u braktis përfundimisht  me modernizimin e prodhimit  të kripës nën sundimin austriak; rrënojat e shtëpive të këtyre punëtorëve në zonën e braktisur të Seçovles na përkujtojnë jetën shekullore, duke e bërë pejsazhin karakteristik dhe të dallueshëm. Muzeu i Nxjerrjes së Kripës ka konservuar dhe rinovuar teknologjinë e prodhimit të kripës së  pastër sipas traditës venedikase, me përqëndrimet  originale  të baseneve të kripës, proçeset origjinale të punës dhe magazinimin në shtëpitë e ripërtëritura të kriporeve. Në zonën  e kriporeve të Seçovles të quajtur Lera, dhe në Strunjan, fillimi i shek. 20 solli një modernizim të prodhimit me një  rishpërndarje të baseneve, të motopompave dhe me një mënyrë të re transporti  të frymëzuar nga teknologjia e minierave. Megjithatë, prodhimi i kripës bëhet ende me bazë  materiale tradicionale, nga balta e kripës  cavedine në sipërfaqen e petolas. Kjo kripë prodhohet ekskluzivisht me ndihmën e diellit, të erës dhe ujit të detit; një sërë produktesh si lulja e kripës dhe acqua madre (shëllirë me përqëndrim të lartë) janë ndër produktet më të mira të prodhimit të kripës.

Sečovlje-Fontanigge, mulliri me pompe uji     

Ekosistemi

Zonat e kriporeve në Strunjan dhe Seçovle janë nën mbrojtje të veçantë si parqe natyror, meqë në to banojnë specie të rralla, të rrezikuara dhe karakteristike të botës shtazore, në një ekosistem tipik kripor të formuar gjatë aktiviteteve afatgjata të njëriut. Në Strunjan shkëmbinjtë e lartë ranorë i japin parkut një tipar të veçantë, ndërsa në Seçovle gjendet një ligatinë në një zonë të braktisur me një peizazh të jashtëzakonshëm dhe me vlera ekologjike të mëdha.

Vegjetacioni halofil i cili ka nevojë për përqendrim të lartë të kripësisë,  lulëzon në basenat e kripës; fusha të vërteta halofile mund të gjenden në disa vende, ndësa brigjet e kanaleve kripore, anët e baseneve dhe të digave janë të mbushura me bimë karakteristike për habitatet e tyre individuale, të cilat janë strehë edhe për disa specie bletësh, si bleta e kriporeve (Pseudapis bispinosa), dhe disa specie insektesh barngrënëse; kallamishtet strehojnë merimangën gjinkallë (Caliscelis ëallengreni) po ashtu dhe një nga gjitarët më të vegjël, miu hundëgjatë dhëmbëbardhë xhuxh (Suncus etruscus), zhapiu italian i murit, (Lacerta sicula), dhe lakuriqi veshmi i vogël (Myotis blythi). Basenet e kripës janë habitate të karkalecit rozë (Artemia salina), ndërsa ujërat e cekët janë strehë krimbash, karkalecash, molusqesh dhe i një peshku të vogël i quajtur peshku gjëlpërë turigjatë (Cyprinodon fasciatus). Gati 300 specje zogjësh jetojnë në këto habitate, disa prej te cilëve vetëm gjatë periudhës së folenizimit, të cilat i ngrenë në  pellgjet kripore; midis tyre spikat çafka e vogel bardhoshe (Egretta garzetta) simboli i parkut natyror të Seçovles. Kriporet e Piranit janë puna e duarve njerëzore gjatë një mivjecari  tradite. Nga të gjitha kriporet e Adriatikut të veriut vetëm ato në Strunjan dhe Sečovle janë ruajtur sipas qëllimit dhe prodhimit të  tyre fillestar. Ato përfaqësojnë një shembull të mirë të trashëgimisë së strehuar në jetën moderne dhe janë më tepër se sa një monument historik, ekonomik, teknik, estetik  e panoramik.
Sečovlje-Fontanigge,
Cavedini – fushat e kripës