Korfuzi

Korfuzi

Autenticiteti dhe integriteti i  një qyteti  grek

Korfuzi, Greqi

kthehu pas
    Qyteti i Vjetër i Korfuzit, në ishullin e Korfuzit përballë me bregun perëndimor të Shqipërisë dhe Greqisë, është i vendosur në një pozicion strategjik në hyrje të detit Adriatik, dhe daton që nga shekulli 8 para Kr. Tri fortesat e qytetit, të dizajnuara nga inxhinieri i njohur venedikas, u përdorën katër shekuj për të mbrojtur interesat e tregtisë bregdetare të Republikës së Venedikut kundër Perandorisë Osmane. Me kalimin e kohës, fortesat u riparuan dhe u rindërtuan disa herë, ku më të fundit ishin nën drejtimin britanik në shek. 19.  
Korfuz, qëndra e qytetit   

 

 

 
Blloqet kyesore të shtëpive neoklasike në Qytetin e Vjetër janë pjesërisht nga periudha Venedikase, pjesërisht nga ndërtimet e mëvonshme, ku vihen re ato të shekullit 19. Si një port mesdhetar i fortifikuar, tërësia urbane dhe porti i Korfuzit janë të njohur për nivelin e lartë të integritetit dhe autenticitetit. Një e treta e zonës së qendrës së qytetit historik është e zënë nga Spianada (sheshi), i cili shtrihet midis Fortesës së Vjetër dhe zonës së ndërtuar dhe është zgjeruar në përmasat e sotme si rezultat i shëmbjes së një numri të madh ndërtesash më 1628, për arsye mbrojeje. Spianada, hapësira më e madhe brenda sitit, është mbjellë me pemë të bukura dhe kopshte zbukuruese të shek. 19 dhe është e lidhur ngushtë me historinë e qytetit. Deti dhe pemët, pylli, agrumet e ullinjtë dhe vegjetacioni tjetër i peisazhit të qytetit janë elemente të rëndësishme të mjedisit natyror. 
 

Disa tipare të zonës buferike janë të lidhura ngushtë me historinë e qytetit, si varrezat historike, Kodra e Sotirës, Parku i Gorricës dhe Anemomilos. Ky entitet unik kulturor me vlera të mëdha pamore u emërua për t’u bërë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore më 31 korrik 2007 dhe është shpallur nga Ministria e Kulturës e Greqisë si një “monument i mbrojtur historik”. Tërësia e fortifikimeve dhe e Qytetit të Vjetër në Korfuz është e vendosur në një vend strategjik në hyrje të Detit Adriatik. Historikisht daton nga shekulli 8 para Kr. deri në periudhën Bizantine, duke qenë subjekt i shumë ndërhyrjeve dhe popujve të ndryshëm. Nga shekulli 15, Korfuzi ishte katër shekuj nën sundimin venedikas, dhe më pas kaloi te francezët, britanikët dhe nën qeverinë greke.

Korfuz, forumi i heronjëve të luftës së Qipros   

 

 

 

Në momente të ndryshme i është dashur të mbrojë bregdetin e Perandorisë Venedikase kundër ushtrisë Osmane. Korfuzi është një shembull i shkëlqyer i inxhinierisë fortifikuese që ka treguar vlera në beteja të vërteta, i dizenjuar nga arkitekti Mikele Sanmicheli. Korfuzi ka identitetin e tij specifik, i cili është reflektuar në kompozimin e sistemit të tij fortifikues dhe me ndërtesa të trashëguara neoklasike. Si i tillë mund të vendoset krahas qyteteve porte të mëdha, të fortifikuara mesdhetare. Regjistrimi në Listën e Trashëgimisë Botërore u bë sipas kriterit (IV): tërësia urbane dhe e portit të Korfuzit, e dominuar nga fortesa me origjinë venedikase, përbën një shembull arkitekturor të jashtëzakonshëm autentik dhe me integritet.

 
Forma e përgjithshme e fortifikimeve është ruajtur dhe shfaq mbresa të pushtimit venedikas, përfshirë Kalanë e Vjetër dhe Fortesën e Re, por kryesisht ndërhyrje nga periudha britanike. Forma aktuale e së gjithës është rezultat i punës në shek. 19 dhe 20. Autenticiteti dhe integriteti i structurës urbane janë kryesisht ato të një qyteti neoklasik. Përgjegjësia për mbrojtjen ndahet në disa institucione dhe është e përcaktuar prej tyre me dekrete të posacme. Këto përfshijnë Ministrinë e Kulturës të Greqisë (me vendimin ministror të vitit 1980), Ministrinë e Mjedisit, atë të Planifikimit të Hapësirës dhe të Punëve Publike (me vendim të Presidentit më 1980) dhe Bashkinë e Korfuzit (vendimi i presidentit më 1981).

Korfuz, Pallati I Shen Mikelit dhe Shen Gjergjit

 

 

Grekët e Lashtë, Romakët dhe Bizantinët 

Korfuzi, ishulli i parë Jonian, i ndodhur në hyrje të Detit Adriatik, është ndërua fillimisht nga një grup Eretrianësh (775–750 para Kr.). Në vitin 734 para Kr. korintët ngritën një koloni të njohur si Kerkyra në jug, ku qëndron tani Qyteti i Vjetër. Qyteti u bë një pikë e rëndësishme detare dhe tregëtare me Sicilinë dhe ngriti koloni të reja në Iliri dhe Epir. Bregu i Epirit dhe Korfuzit u pushtuan nga Republika Romake (viti 229 para Kr.) dhe shërbyen si bazë  për zgjerimin Romak në drejtim të lindjes. Gjatë sundimit të Kaligulas, dy dishepujve të Apostullit Paul, Shën Jasoni, peshkopi i Ikoniumit dhe Sosipateri, peshkopi i Tarsusit, u prezantua për here të parë Kristianizmi në ishull. Korfuzi ra në duar të Perandorisë Lindore në kohën e ndarjes dhe hyri në një periudhë të gjatë zotërimesh të paqëndrueshme, periudhë gjatë së cilës është sulmuar dhe plackitur gjithashtu nga Gotët (551). Popullata gradualisht e braktisi qytetin e vjetër dhe u zhvendos në drejtim të gadishullit të mbuluar nga dy maja (korifej) ku sot ndodhet kështjella antike. Venedikasit, të cilët kishin filluar të luanin një rol më vendimtar në rajonin jugor të Adriatikut, ndihmuan në rënien e Bizantit, duke mbrojtur në këtë mënyre tregëtinë e tyre me Konstandinopojën kundër princit Norman Robert Guiscard.  Korfuzi u pushtua nga Normanët më 1081 dhe ju kthye Perandorisë Bizantine më 1084. Në vijim të  Kryqëzatës së IV dhe plackitjes së  Konstandinopojës nga pjesëtarët e Kyqëzatës më 1204, Perandoria Bizantine u shkatërrua, dhe në këmbim të mbështëtjes me forca ushtarake të Venedikasve , këta të fundit  përvetësuan të gjitha bazat detare të nevojshme për të mbajtur nën kontrroll Egjeun dhe Detin Jon, përfshirë Korfuzin,  të cilin e sunduan për një periudhë të shkurtër midis viteve 1204–1214.

 

Sundimtarët mesjetarë: Normanët, Anzhuinët, Venedikasit

Gjatë gjysmës së dytë të shekullit, ishulli ra nën sundimin e despotëve të Epirit (1267–1368), dhe më pas (1267-1368) në sundimin e Anzhuinëve të Napolit, të cilët e përdorën këtë për të sforcuar më tej politikat e tyre kundër Perandorisë Bizantine dhe Republikës së Venedikut. Qyteti i vogël mesjetar,  ngrihet midis dy kulmeve të fortifikuara, atij bizantin “Castel da Mare” dhe atij Anzhuin  “Castel di Terra”, I rrethuar me mure mbrojtëse të fortifikuara me kulla. Shkrimet nga gjysma e parë e shekullit 13 tregojnë për një ndarje administrative dhe fetare midis banorëve Brenda fortifikimit  dhe atyre jashtë pjesëve të qytetit që përfshinin atë që tani quhet Spianada. Në mënyrë që të siguronin fuqitë e tyre detare dhe tregtare në jug të Adriatikut, Republika e Venedikut shfrytëzoi konfliktet e brendshme të Mbretërisë së Napolit për të marrë nën kontrroll Korfuzin (1386 –1797).  
 
Puna e vazhdueshme për të përcaktuar, përmirësuar dhe zgjeruar perimetrin e fortifikimit  mesjetar reflektohet në rolin strategjik dhe ekonomik të Korfuzit përgjatëgjatë katër shekujve  të pushtimit venedikas. Në fillim të shekullit 15, aktiviteti përqëndrohej në qyetin mesjetar, me zhvillimin e disa lehtësirave të porteve (doke, kala dhe depo armësh) dhe vazhdoi me rinovimin e objekteve mbrojtëse. Në fillim të shekullit pasues u ndërtua një kanal, që ndante qytetin mesjetar nga periferitë e tij. Në vijim të rrethimit të qytetit nga osmanët më 1537 dhe djegies së periferisë së tij, u hartua një program i ri pune për të izoluar më tej kalanë dhe forcuar muret mbrojtëse të saj. Rripi i tokës (tani Spianada) I hapur më 1516, u zgjerua si rezultat i shembjes  së shtëpive përballë mureve të kalasë, në anët e kanalit u ngritën dy bastione të reja, lartësia e mureve rrethues u reduktua, dhe dy kalatë e vogla u zëvendësuan me struktura të reja. Puna e bazuar në planimetritë e bëra nga Michele Sanmicheli (1487–1559), përfundoi më 1558, duke rinovuar  strukturat mbrojtëse të qytetit dhe duke shënuar një prgores në fushën e artilerisë gjatë dekadave të ardhshme.  Por një rrethim tjetër nga osmanët më 1571 i detyroi venedikasit të fillonin një projekt të madh të rrethimit të qytetit mesjetar, periferitë e tij, portin dhe të gjitha ndërtesat ushtarake (1576–88). Arkitekti i Dukës së Savojit Frante Vitelli, ngriti një fortesë (Fortesën e Re) në një breg të vogël në Shën Mark, në perëndim të qytetit të vjetër për të komanduar tokën përreth dhe detin, dhe 24 zona periferike u rrethuan me një me fortesa dhe katër porta. U ndërtuan më shumë ndërtesa si ushtarake ashtu edhe civile dhe në shekullin 15 u rindërtua dhe zgjerua Porti i Mandrakit. Në të njëjtën kohë, qyteti mesjetar  po përdorej më tepër për qëllime ushtarake (katedralja u transferua në qytetin e ri në shek. 17) duke u bërë  “Kështjella e Vjetër”. Midis vjetëve 1669 dhe 1682, sistemi i mbrojtjes u përforcua në perëndim nga një mur i dytë, me punën e inxhinierit ushtarak Filippo Vernada. Më 1714 osmanët kërkuan të ripushtonin Morenë (Peloponezin), por rezistenca venedikase u forcua kur forcat osmane u drejtuan drejt Korfuzit. Mbrojtjen e qytetit e ndihmoi mbështetja e flotës detare Kristiane  dhe fitorja e austriakëve në Hungari më 1716.
Korfuz, Pallati I Koprit   
 

 

 

Korfuzi Modern: Francezët, Britanikët dhe Mbretëria Helene

Traktati i Campo Formio (1797) shënon fundin e Republikës Venedikase dhe rënien Korfuzin nën kontrollin francez (1797–1799), derisa Franca u tërhoq përpara marrëveshjes Ruso-Turke, që themeloi Shtetin e Ishujve Jonianë, ndër të cilët  Korfuzi do të përfaqësonte kryeqytetin (1799–1807). Rishikimi i kufijve territorial të Europës pas rënies së Napoleonit bëri që Korfuzi, pas një shkëputjeje të re të kontrollit francez (1807–1814), të jetë nën protektoratin britanik për gjymën e dytë të shekullit (1814–1864). Si kryeqyet i Shteteve të Bashkuara të Ishujve Jonianë, Korfuzi e humbi rëndësinë e tij strategjike. Nën mbikëqyrjen e Komisionerit të Lartë britanik, Sir Thomas Maitland (1816–1824) aktivitetet e zhvilluara u përqëndruan në Spianada; pasuesi i tij, Sir Frederic Adam (1824–1832),  
 

e ktheu vëmendjen e tij në punët publike duke ndërtuar një akuadukt, rindëtuar Kalanë e Vjetër dhe duke shtuar ndërtesa të reja ushtarake në kurriz të ndërtesave venedikase, duke rindërtuar dhe ngritur banesa në qytet, dhe riorganizuar sistemin arsimor (Akademia e re Joniane u hap më 1824), e cila kontribuoi në shtim të shpejtë të intereseve intelektuale të lindura gjatë pushtimit francez. Po në këtë kohë, britanikët filluan të shkatërronin fortifikimet e jashtme në skajin perëndimor të qytetit duke planifikuar zona rezidenciale  jashtë mureve mbrojtëse. Në vitin 1864, ishulli iu bashkua Mbretërisë Helene. Fortesat u çarmatosën dhe disa pjesë të perimetrit të murit u shkatërruan gradualisht. Ishulli u bë një destinacion i pëlqyer pushimi për aristokracinë e Europës. Qyteti i Vjetër u shkatërrua keq nga bombat më 1943. Përvec humbjes së jetëve ndodhi  shkatërrimi i shumë shtëpive dhe ndërtesave publike (Parlamenti Jonian, teatri dhe biblioteka), 14 kisha dhe shumë ndërtesa në Kalanë e Vjetër.

 

Korfuz, Fortifikata e vjeter