Ferrara

Ferrara

Rilindja në grykderdhjen e lumit Po

Ferrara, Itali

kthehu pas
   

Ferrara, një qendër e rëndësishme tregtare gjatë Periudhës Mesjetare, e arriti kulmin e shkëlqimit të saj gjatë Rilindjes, nën drejtim in e familjes Este. Kjo  epokë e artë reflektohet me  hyrjen në Listën e Trashëgimisë Botërorë të UNESCO-s, e cila ndodhi në dy faza të njëpasnjëshme: fillimisht më 1995 dhe pastaj më 1999. Në vitin 1995, në mbledhjen e Komitetit të Trashëgimisë Botërore mbajtur në Berlin, qyteti i Ferrarës u shtua në listë në bazë të kritereve (II), (IV) dhe (VI), duke qenë se është “sit me vlera të padiskutueshme universale, një qytet i Rilindjes, i planifikuar mbrekullisht, i cili ka ruajtur të pa cënuar  strukturën urbanistike të  tij. Zhvillimet në planifikimet urbane të shprehura në qytetin e Ferrarës,  patën një ndikim të thellë në zhvillimet urbane për gjatë gjithë shekujve  vijues”. Këto ndryshime perfshinë  qendrën e qytetit, të rrethuar me muret e saj monumentale, kopshtet dhe oborret e saj të brendshë  që ende mbijetojnë. 

Ferrara, Bashkia e Qytetit   Më 2 dhjetor 1999, gjatë mbledhjes së 23, mbajtur në Marakesh,  Komiteti për Trashëgiminë Botërore, zgjeroi njohjen e tij sipas kritereve (III.) dhe (V.), duke deklaruar se rezidenca dukale Este ilustron ndikimin e kulturës së Rilindjes rrethuar nga peizazhi natyror në një mënyrë të pazakonshme; Delta Po është një peizazh kulturor i planifikuar në mënyrë të jashtëzkonshme i cili e ruajti formën e tij origjinale për një kohëzgjatje mbreslënëse. Ashtu siç u kërkua nga shteti italian, Komiteti ka vendosur së fundi ta ndryshojë emrin e pasurisë së regjistruar në UNESCO  në “Ferrara, Qytet i Rilindjes dhe  Delta Po e tij”, duke përfshirë kështu një zonë më të gjerë, dhe duke theksuar vazhdimësinë mes qytetit dhe territorit të tij. Motivacionet për dy hyrjet e njëpasnjëshme në UNESCO, theksojnë se si arkitektura e përkryer e  Rilindjes e gjykatës Este u rimishërua në planifikimin urban, arkitekturor dhe të peizazhit, në një marrëdhënie të përkryer mes kulturës dhe natyrës.    Përfshirja e këtij siti në Listën e Trashëgimisë Botërore presupozon zbatimin e politikave për ruajtjen dhe promovimin jo vetëm të një monumenti por të të gjithë kompleksit  mjedisor, me vlerat e tij natyrore dhe kulturore. Ky sit është një peisazh kulturor dhe rrethon qendrën historike të Ferraras dhe zonën e gjerë të deltës antike të lumit Po. Muri rrethues nuk është një linjë e vazhduar por  rrethon zonat  që përfaqësojnë më së miri territorin që kaloi nëpër ndryshime të mëdha gjatë periudhës së Rilindjes. Gjatë kësaj kohe, familja drejtuese Este nxiti zhvillimin urban, arkitekturor dhe artistik si të qytetit edhe të rrethinave të tij, me sistemet kulluese gjigande, fortesat dhe krijimin e një rrjeti madhështor  rezidencash të njohura si  “Delizie Estensi”. Siti i UNESCO-s në Ferrara shtrihet përgjatë unazës së mureve mbrojtëse që rrethojnë qytetin. Me kalimin e kohës kjo unazë u zmadhua gradualisht për të përfshirë zgjerimin e ri urban.

 

Ferrara: Kvarti i Hebrejve, rruga Mazzini    

Qyteti 

Qendra e qytetit ruan ende një balancë të mirë mes të shkuarës dhe të tashmes. Në labirintin e rrugicave gjarpëruese të periudhës mesjetare, është ende e mundur të gjesh gjurmë të shtratit antik të lumit Po. Shembujt e arkitekturës tipike të asaj kohe mbijetojnë ende në “case a cassero”-n e ruajtur mirë, që lehtas mund të dallohet nga forma e ngushtë dhe e zgjatur. Në veri të qytetit mesjetar, qendra e qytetit mbart monumente të rëndësishme si Kalanë e Estenses, simbol i dominimit të Esteve mbi qytetin, dhe Katedralen, një vepër arti e jashtëzakonshme, në të cilën përzihen sëbashku stilet romaneske dhe gotike.

Midis monumenteve të shumta të bukura të vendosura brenda mureve të qytetit, dallohen disa prej tyre si: Palazzo dei Diamanti, i vendosur në Corso Ercole I d’Este, e vetmja e këtij lloji në Europë, që përfaqëson  aksin kryesor të zgjerimit urban të urdhëruar nga duka Ercole I më 1492, dhe të realizuar nga arkitekti Biagio Rossetti; Palazzo Schifanoisa, seria e afreskëve të të cilit në “Hollin e Muajve” ende vazhdon të jetë një nga arritjet më të mëdha në pikturën Ferrareze të Rilindjes dhe një nga dëshmitë e mëdha se si oborri i shkëlqyeshëm i Esteve ka tërhequr një plejadë artistësh, poetësh, filozofësh veçanërisht humanistët e Rilindjes së re.

 
Brenda mureve rrethuese të qytetit është e mundur të shijosh natyren, pra jo vetëm brenda kopshtit botanik elegant. Qyteti karakterizohet nga një numër i madh parqesh, kopshtesh dhe pemtoresh antike, ndonjëherë të fshehura mirë nëpër oborre të brendshëm të pallateve të Rilindjes. Këto pemë shumëjecare përfaqësojne simbolin dhe provën e gjallë të një të kaluare të pavdekshme. Fasada e qytetit rrjedh nga ndryshimet e ndoshura në mesjetë dhe në periudhat më të vona, veçanërisht për sa i takon  ekspansionit të Rilindjes të projektuar nga Biagio Rossetti. Projekti i tij përfshinte një sistem me boshte perspektive që e bëjnë qytetin unik, dhe që ende ruhen mirë dhe dallohen lehtësisht nga vizitorët. Në përputhje me planifikimin urban, rrjeti i rrugëve dhe mureve është i lidhur ngushtësisht me pallatet, kishat dhe kopshtet, si pjesë e një karakteristike të përgjithshme që shërbeu  për të vënë në dukje  bukurinë e secilës ndërtesë dhe harmonizimin e perspektivës së planit urban. Zhvillimet në  planimetrinë e qytetit të shprehura në Ferrara patën një ndikim të thellë në zhvillimet e planifikimeve  urbane të kryera gjatë shekujve në vijim. 
 
 
   

Pejsazhi 

Qendra e Ferraras, bërthama historike dhe artistike e të gjithë trevës përreth është e vendosur në zemër të një peisazhi të dizenjuar kulturor– një zonë e gjelbër që nis nga skajet e qytetit dhe gjarpëron përgjatë lumit Po deri në Detin Adriatik. Përtej mureve të qytetit të konservuara në mënyrë perfekte, në zonën rurale jashtë kufijve të qytetit, peizazhi kulturor ruan në vetvete gjurmë të njerëzimit të lëna në mjedisin natyror përgjatë shekujve nga verpimet formëzuese të pashtershme të njerëzve. Përkufizimi i këtij mjedisi si “Peizazh Kulturor” synon të tregojë mënyrën, me të cilën idealet e Rilindjes të sjella nga Oborri Este, gjetën një realizim praktik si në zhvillimin urban/ arkitekturor ashtu edhe në peisazh, duke theksuar një ndërveprim konstant midis kulturës dhe natyrës. Nevoja për të shfrytëzuar  ligatinat e medha jashtë kufijve të qytetit, për qëllime bujqësore, ka çuar ndër shekuj në bonifikimin e vazhdueshëm të tokës, gjë e cila ka përshtatur, formëzuar dhe ndërtuar peizazhin përreth.  
 
 
Peisazhi është zbukuruar nga ndërtesat monumentale, kishat, fortesat dhe kalatë por edhe nga parqet dhe rezervatet natyrore që nga pjesa tokësore në atë bregdetare, ku fusha puqet me detin. Monumentet arkitekturore janë të tipeve të ndryshme, por lidhen sëbashku me simetritë e veçanta të peisazhit të ndikuara nga një balancë problematike e ndryshueshme e tokës dhe ujit - një territor amfib i zbukuruar  me një rrjet të thurrur ngushtësisht rrugësh ujore, të formësuar nga veprimtaria e përbashket e naturës dhe njeriut, në të cilin basenet rurale, vendbanimet dhe qendrat kulturore janë zhvilluar në nivele të ndryshme.
Sot, gjurmët më kryesore të kontrollit mbi territorin mbeten “deliziet”, rezidencat dhe qendrat mbretërore në të cilat organizoheshin ngjarjet  argëtuese dhe kulturore. Termi “delizia” paraqet manifestime të ndryshme në ndërtesat mbretërore, të karakterizuara nga një ndërveprim i vazhdueshëm i natyrës dhe artifakteve që tradita letrare e periudhës së vonë të shek. 16 i lidh me vendet shplodhëse dhe argëtuese. “delizie” të familjes Este janë një grup prej mbi 30 vilash, lozhe të gjuetisë dhe shtëpiza verore të vendosura në territorin e Ferraras dhe të Ravigos, ndërtuar nga familja Este në një periudhë nga fundi i shek. 14 deri në mesin e shek. 16. Këto janë kryesisht rezidenca periferike ose rurale, me funksione ekonomike, politike, strategjike dhe përfaqësuese, gjithnjë të gatshme për të pritur udhëtarë oborrtarë.
“Delizia” Verginese  

 

 

  Disa prej tyre janë ende të ruajtura dhe janë restauruar por pesë prej tyre janë vërtet shembujt më të mirë. Delizia di Schifanoia ishte e para që u ndërtua në fund të shek. 14. Në fillim ishte vendosur në periferi të qytetit dhe ishte zbukuruar me një sërë afreskësh të piktururara nga mjeshtrit e shkollës së pikturës të kësaj treve, e ashtëquajtura “Oficina ferrarese”. Delizia del Belriguardo në Voghiera imitonte llojet e vilave antike romake, dhe u ndërtua në një vend të hapur në vitet 1436–1440 me kontributin e shumë prej arkitektëve dhe artistëve  
më në zë të kohës, si Pietrobono Brasavola, Pietro Dagli Ordini, Biagio Rossetti, Cosmè Tura dhe Ercole de’ Roberti. Kalaja e Mesolas u ngrit si monumenti më i spikatur për përurimin e bonifikimit  të  zonës së Polisine di Ferrara. Kalaja, e rrethuar me pyje të dendura, vizitohej shpesh nga dukët në ekspeditat e tyre për gjueti dhe peshkim. Delizia del Verginese, në Portomaggiore, karakterizohet nga katër kulla me frëngji e gure themeli gjigand. Delizia di Benvigname në Argenta paraqet një hyrje me kube dhe një kullë me frëngji. 

Kulla e Abates, shiqimi prej se larti     

Peisazhi kulturor shtrihet ndërmjet qyteteve artistike të Ferrarës dhe Komakios, qendrat e qyteteve antike të të cilëve janë konservuar mjaft  mirë deri në ditët tona, duke përfshirë  vende mistike si kisha e famullisë së San Giorgios në Argenta dhe abacia Pomposa-s. Ky pejsazh përfshin strukturat  tipike të “casoni di valle” (shtëpizat e vendosura në lagunat e Deltës Po, të përdorura si banesa të përkohëshme  gjatë periudhës së peshkimit, për pajimet dhe mallrat), kullat e vëzhgimit me pamje nga Adriatiku dhe punimet hidraulike të përdorura gjatë bonifikimit të tokës); ai karakterizohet nga  fortesat (më e rëndësishmja prej të cilave ishte Rocca Possente di Stellata), vilat dhe kështjellat (zakonisht të rrethuara nga fshatrat antike), kopshtet dhe muret e Ferraras, dhe nga  një rrjet i vërtet  “deliziesh” të familjes Este të shpërndarë përgjatë gjithë territorit. Njohja nga UNESCO nënvizon këtë aspekt të peizazhit kulturor, dhe i vë theksin  mënyrës së re të të kuptuarit të aseteve kulturore, duke i interpretuar ato jo vetëm si raste të veçanta apo monumente individuale, por mundësisht, si pjesë e një konteksti domethënës dhe koherent. Për këtë arsye nuk janë futur në Listën e Trashëgimisë Botërore vetëm “delizie”-t e Vergineses, të Pomposas, Kalaja e Mesolas, apo Belriguardot, por territori në të cilin ato qëndrojnë, për t’i kuptuar ato si një tërësi  kulturore, në të cilën si tiparet monumentale ashtu dhe ato natyrore lidhen në mënyrë reciproke.