Bazilika Eufrazia në Poreç

Bazilika Eufrazia në Poreç

Katedralja e ipeshkvit Eufrazia

Bazilika Eufrazia në Poreç, Kroaci

kthehu pas
   

Qyteti antik Parentium që sot njihet si Porec u themelua nga romakët në një gadishull pak të banuar. Qyteti i vogël karakterizohet nga një plan urbanistik në formën e një rrjete drejtkëndore  me rrugët  Cardo dhe Decumanus dhe u jep formë blloqeve të ndërtesave publike  dhe ndërtesave  rezidenciale. Sheshi i qytetit u pozicionua në majë të gadishullit, ku në anën veriore u ndërtua një kompleks i kristian i shek. 3, të cilit më vonë, në shek. 4, iu dha forma e një kishe të vërtëtë publike. Ishte mesi i shek. 6 kur Eufrasius, arkipeshkvi  i Parentiumit, e rinovoi tërësisht kompleksin, duke veshur bazilikat e mëdha me mozaik të pasur mural.

Poreč, Bazilika e Eufrazijanit, mozaiku absidal   
 

 

  Kompleksi episkopal Eufrasian ka qenë pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s që nga viti 1997, pas një procesi të gjatë argumentues i cili shpjegon arsyet përse Eufrasiana duhet të zërë një vend unik ndër monumentet botërore të së njëjtës periudhë. Ndërkohë që  përshkrimi i katedrales së  Porecit nuk shpalosi ndodnjë problem në vetveve, kërkohej që të paraqiteshin argumenta të qartë sa i përket vlerave  të saj unikat. Vlera e monumentit shtrihet jo vetem në aspektin  estetik të saj, por   
edhe në atë dokumentar e historik të kompleksit në tërësi dhe në çdo detaj të veçantë. Vlerësimet bashkëkohore të këtij monumenti marrin parasysh se e gjithë struktura e saj, përfshirë edhe ato që nuk duken së jashtmi (kthinat e brendshme, themelet, shtresat e llaçit, mbetjet arkeologjike, gjurmët e fazës së ndërtimit etj.) kanë vlera të mëdha dokumentare dhe shkencore. Këtyre vlerave i shtohet edhe   funksioni i  këtij monumenti i cili i kanë qëndruar besnik qëllimit të tij origjinal.
Poreč, Bazilika e Eufrazijanit, 
Atriumi dhe pjesa e përparme e kishës  
 
 

 

 

Përpara Eufrasias 

Përpara rinovimit të Eufrasias, kanë egzistuar së paku dy faza të një  ndërtese të krishtërimit të hershëm, në të njëjtin vend. Kisha e parë publike daton në shek. 4. Mbetjet e saj janë të dukshme në veri të bazilikës. Ajo ishte ndërtesë me tri salla katrore me madhësi të ndryshme që mbanin dysheme me mozaikë, fragmente të të cilëve ruhen ende. Mozaiku paraqet  mbishkrimet e disa prej donatorëve që dëshmojnë sasinë që secili besimtar ka dhuruar besnikërisht për ndërhyrjet. Pjesa e sallës veriore kishte ndoshta funksionin e  pagëzimores. Hyrja e kishës ishte përmes një atriumi të ndërtuar mbi një Kardo, rrugë që të çonte  në portat veriore të qytetit, duke e bërë  të dukshme komunikimin  ndërmjet shtrirjes urbane romake dhe vendnodhjes së katedrales. Kisha e vjetër zinte një qoshe në njërin prej pallateve veriorë të qytetit, aty ku dikur ndodheshin ndërtesa  laike romake. Historianë më të vjetër e  interpretojnë një  pjesë të strukturës së këtyre shtëpive romake si mbetje të një  salle lutjesh kristiane secrete (domus ecclesia), e cila daton nga shek. 3, dhe e lidhin atë me një mbishkrim, i cili përmend transferimin e trupit të peshkopit Maurus, ndërhyrjet e të cilit bënë të mundur rinovimin e kishës origjinale (primitive ecclesia). Sipas interpretimeve të tilla, kisha e fshehur përmbante mozaikun me vizatimin e një peshku si simbolin sekret të krishterë. Mbishkrimi i cili përmend peshkopin Maurus shfaqet brenda bazilikës. 
 
Gjatë gjysmës së shek. 5, kisha origjinale pësoi shndërrime madhore dhe zgjerim. Kjo fazë ndërtimore u njoh si paraeufraziana. Përbëhej nga dy bazilika paralele me tre navatëshe të ndara nga dhoma të vogla dhe me një cisternë. 

e paraeufrazianës ka arritur deri në ditët tona në një gjendje mjaft mire  të konservuar, mozaikët e saj  janë  pjesërisht të dukshëm në dysheme e bazilikës aktuale. Selia e kishës  karakterizohej nga një synthronon – një bankë gjysmë ciklike për klerin dhe peshkopin. Mbetjet arkeologjike të bazilikës së vogël paraeufrasiane, ruhen  si pjesë të harkut të triumfit dhe të fillimit të arkadës aty pranë. Gjatë fillimit të epokës mesjetare kisha u reduktua deri në navatën qëndrore, me një sakrofag të madh guri të vendosur në apsidë poshtë arkosoliumit dhe një altar muror ngjitur me të. Në fazën e dytë të rinovimit në mesjetën e hershme, apsida u ndryshua me futjen e tri apsidave të vogla të zbrazëta. Gjatë shek. 14 hapësira u shndërrua në një sakristi, muret e të cilit paraqesnin  mbetje të dukshme të afreskeve të stilit gotik. Paraeufrasia përfshinte një pagëzimore te ruajtur tetëkëndëshe me ndërfutjen e një vaske  prej gjashtë këndesh. Atriumi ishte i vendosur midis baptisterit dhe bazilikës së madhe dhe i pari u rrethua me një korridor poligonal.

 
Poreč, Bazilika e Eufrazijanit, kryeqyteti i Bizantit    

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Bazilika e Eufrasianit 

Një punë e madhe u ndërmor nga peshkopi Eufrasius (mesi i shek. 6), i cili u vendos në Parentium pas  ripushtimit të zones nga Justiniani, dhe beri  rinovimin e katedrales. Bazilika e madhe u pajis me një prezbiter të ri me apsidë, një kolonadë dhe një frizë, një kishëz  e paharrueshme u ndërtua po ashtu edhe një atrium dhe një  pallat  i Peshkopit, me një bazilikë dhe baptister të vogël që mbetën plotësisht brenda komplesit të ri. Peshkopi Eufrasius e plotësoi bazilikën me shtylla mermeri që mbanin kapitale luksoze, mobilje liturgjike të bëra me mermer Prokonesian, një sere orendishë me forma të larmishme: ato korintike me vizatimin e dashtërit (bime me gjemba), shportave në formë prizmi dhe fytyrave të dyfishuara me imazhe kafshësh imagjinare në krah të tyre. Parmaku i altarit u restaurua sipas formës së supozuar origjinale bazuar në  fragmentet e ruajtura të tij, plutei i tij paraqet stoli kompozimesh simbolike si kryqe, monogramin e Krishtit, kornokupiaen dhe drerin që pi nga kantharosi. Një numër i madh fragmentesh të parmakut të altarit (së bashku me pulpitin monumental) janë vendosur në atrium dhe në lapidarium. Statujat dhe objektet arkitekturore tregojnë karakteristikat e mesit të shek. 6. Skulpturat bizantine, ka të ngjarë të kenë origjinën nga ndonjë punishte  gurë gdhendëse  e perandorisë Greke dhe të jenë sjellë në Parentium si vepra të përfunduara. Arkada veriore ka një dekorim original prej allciu të konservuar në mënyrë të përkryer, me një spektër të gjerë motivesh gjeometrike e bimore si edhe zogj e cornucopiae. Mbetje allciu  të së njëjtës periudhë janë të dukshme në dritaren e brendshme përballë fasadës perëndimore. Presbiteri i ri tri-apsidial mbulohej tërësisht prej një  kompozimi mozaik, me apsidën kryesore me imazhe  ikonograike qëparaqesnin Krishtin dhe apostujt e tij si e një sërë medalionesh që prezantonin martirë të ndryshëm në harkun triumfal dhe imazhe të mëdha në apsidë, ndërsa kapela mbante imazhin e Virgjëreshës në fron me fëmijën,  e rrethuar dhe e mbrojtur nga engjëjt dhe shenjtorët  e martirizuar. 
 
Një mbishkrim citon Shën Maurusin e Parentiumit, padronin e shenjtë të qytetit, ndërsa arkipeshkvi Euphrasius shihet duke mbajtur në dorë një bazilikë në miniaturë  në shoqërinë e shenjtorëve dhe të ëngjëjve dhe të arqidekanit Klaudius me djalin etij të vogël Eufrasius. Një mbishkrim i madh shtrihet gjatë gjithë gjerësisë së apsidës në katër rreshta me shkronja të bardha në një sfond të kaltër ku citohet se kisha u ndërtua “nga themelet” nga Peshkopi Eufrasius në vend të “tempullit të vjetër”, i cili ishte gjysmë i rrënuar dhe pa dekorime. Shënimi më poshtë është marrë nga skenat e Shpalljes dhe Shpagimit, dhe imazhet e Shën Zakarisë dhe të Shën Gjon Pagëzorit. Mozaiku dallohet nga  pjesa tjetër e dekorit nga një stuko e veçantë si kurorë  që rrethon apsidën në nivelin e tokës, dhe  konsiston në një sërë fushash drejtkëndore  sipas stilit opus sectile me guralecë mermeri dhe xhama në një duzinë ngjyrash të ndryshme, e me një shkëlqim të  veçantë si rezultat i sedefit të përdorur. Afër fundit të apsidës mund të shihet një synthronon origjinal plotësisht i konservuar, që do të thotë një  stol mermeri për klerin, i kompletuar me fronin e peshkopit. Apsidat anësore mbajnë fragmente pjesërisht të ruajtura të mozaikut të kapelës  që paraqesin Krishtin duke vënë kurora martirësh në kokat e shenjtorëve. Atriumi i  Eufrasianës ka formën e një  katërkëndëshi me tri harqe dhe me nga dy kolona në secilën faqe. Kolonat dhe  kapitelet e tyre janë të realizuara në të njëjtin mënyrë si ato të bazilikës, me përjashtim të dy kolonave në faqen veriore, të cilat janë kopje te shek. 19. Nga atriumi duket fasada e bazilikës kryesore, pjesa e saj e sipërme dikur e  dekoruar me mozaik; ky shembull i rrallë mozaiku në pjesën e jashtme të ndërtesës së kishës për fat të keq ka arritur deri në ditët tona në një gjendje shumë të keqe. Gjurmë nga  origjinali janë një  copë e vogël mozaiku dhe vendet bosh ku ai ishte i fiksuar, ndërsa pjesa e poshtme e mozaikut të fasadës, e ruajtur më mire, në  fund të shek. 19 i është nënshtruar restaurimeve të tepruara .Në very të apsidës së bazilikës është gjetur një strukturë që daton gjithashtu nga koha e peshkopit Eufarasius. Është një cella trichora, që konsiston në  një hapësirë  të harkuar në formë tërfili  me një  holl oval në pjesën e përparme. Mendohet të jetë përdorur si një mauzole Këtu u gjetën fragmente të një  mozaiku polikromik të shek. 6 dhe një sarkofag i madh mermeri – një qivur  nga viti 1247 që bart reliket e shenjtorëve bashkë pardon të Parentiumit, Maurus dhe Eleutherius.
 
Poreč, Bazilika e Eufrazijanit, mozaiku i dyshemes     

Pallati i Peshkopit 

Pallati ndodhet në veri të atriumit. Është ndërtesë njëkatëshe  me një sallë qëndrore të madhe në katin e parë. Në pjesën veriore hapësirat mbushen me apsida gjysëmrrethore, e mesit më e madhe se të tjerat. Salla e madhe është mjaft mirë e konservuar në të gjithë lartësisë së saj. Kjo ishte dikur sallë ceremoniale e Peshkopit Eufrasius, prej nga ku ai drejtonte peshkopatën dhe qytetin, ajo përfaqëson një shembull të rëndësishëm të një hapsire të organizimit dhe orjentimit hierarkik. Salla katrore ndritçohet nga një varg dritaresh direkt  poshtë tavanit (njëra prej tyre mbart një trase guri originale, mjaft mirë të konservuar), ndërsa apsida e madhe e merr ndriçimin nga pesë dritare të mëdha  të pozicionuara më poshtë. Edhe arkada treshe qëndrore (tribelon), përballë  apsidës  kryesore është ruajtur mjaft mirë. Ngrehina është po  ashtu rezultat i aktivitetit ndërtimor të peshkopit Eufrasius gjatë mesit të shek. 6, duke përfaqësuar shembullin e vetëm të ruajtur të këtij tipi ndërtesash të periudhës së hershme kristiane. Dhoma më e vogël lindore mbart shenjat e tjetërsimeve  gjatë rrijedhës së shekujve: hapësirat modifikoheshin, sheshet hapeshin dhe mbylleshin, veshja e murit u ristukua, por megjithatë muratura e mureve mbajtës qëndroi pothuajse e pa prekur. Salloni perëndimor mbart punime allciu  në stilin barok dhe afreske të pikturuara nga epoka e peshkopit Polesini (fundi i shek. 18).  Peshkopata e restauruar tani ka një muze të kishës ku ekspozohen  gurë monumentalë dhe gjetje nga gërmimet arkeologjike shumëvjeçare, si një sërë fragmentesh origjinale të mozaikëve të dyshemeve nga shek. 4 dhe 5, fragmente sklulpturash që dallojnë nga shekulli 2 deri në 6, një fragment mozaiku dyshemeje  me vizatimin e një peshku (simbolin e Krishit) , me origjinë nga dyshemeja e bazilikës primitive e shek. 4, pjesa frontale e altarti të peshkopit Eufrasius,  i realizuar me mermer prokonesian me relieve simbolike dhe me një mbishkrim, si dhe një katedër peshkopale monolitike e shek. 8, e sjellë nga kisha veriore. Në katin e parë, në dhomat rezidenciale  të peshkopit të kohës, që i përkasin  shek. 18, janë ekspozuar punime artistike nga katedralja si dhe nga kishat e rrënuara  të të gjithë peshkopatës së Porecit dhe Pulës, kryqe romake,  si dhe faltore druri e stilit gotik e Rilindjes, një poliptik nga Antonio Vivarini (1440), një triptik nga Antonio  i Padovës (1529), dhe disa veshje ceremoniale e argjendurina liturgjike. Kompleksi episkopal i bazilikës eufrasiane ka pësuar shumë pak ndryshime që nga shek. 6. Gjatë epokës mesjetare, bazilika e vogël u braktis dhe u shkatërrua. Paraqitja e jashtme e prezbiterit në një farë mënyre u modifikua në vitin 1267, me ndërtimin e siboriumit rrethor me zbukurime mozaikësh. Në mesin e shek. 19, u zgjerua në mënyrë të papërshtatshme me ndërtimin e  dy kishave anësore që më vonë u lëvizën si pasojë e punës restauruese në periudhën midis luftrave botërore. Forma e saj e tanishme ka të ngjarë të përfaqësojë kompleksin e katedrales më të k të periudhës së krishtërimit të hershëm në mbarë botën.