Akuileia

Akuileia

Qytet Kufitar Romak dhe Mesjetar

Akuileia, Itali

kthehu pas
   

 

Akuileia ka qenë një prej qyteteve më të mëdha të Perandorisë Romake, një nga bashkësitë më aktive të krishtërimit të hershëm latin, një nga portet më të rëndësishëm të Detit Adriatik, pika kryesore fillestare për tregtinë, kulturën, kalimin e ushtrisë përmes Europës Veri–Perëndimore. U ndërtua nga romakët në vitin 181 para erës së re; në periudhën mesjetare u bë një udhëkryq religjonesh, selia e një peshkopatit dhe një patriarkatit, të cilët u shuan vetëm më 1751. Komiteti i Trashëgimisë Botërore e ka njohur Akuileian si një nga qytetet më të mëdha dhe më të pasura të Perandorisë Romake dhe si shembullin më të plotë të një qyteti romak në rajonin e Mesdheut, duke qenë se është shumë i ruajtur dhe ende i pazbuluar dhe se kompleksi i Bazilikës Patriarkale të Akuileias tregon për një rol vendimtar në shpërndarjen e krishtërimit në Europë në periudhën mesjetare.

Akuileia, Bazilika dhe sheshi Capitol  

Fondacioni i Akuileias (ëëë.fondazioneaquileia.it), një investim i Ministrisë së Trashëgimisë Kulturore, Rajonit Friuli Venezia Giulia, Provincës së Udines, Bashkisë së Akuileias dhe Kryepeshkopatës së  Gorizias,  u themelua në pranverën e vitit 2008 me qëllim ruajtjen  dhe promovimin e trashëgimisë së jashtëzakonshme arkeologjike të Akuileias, e cila ju  bashkua Listës prestigjoze të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s më 1998.

 

Bazilika 

Bazilika e Akuileias është një realizim i jashtëzakonshëm arkitektonik. Linjat kryesore të saj personifikojnë pamjen e Popos (peshkopit/patriarkut (1019–42), i cili u shenjtërua më 1013. Por origjina e saj shtrihet në një periudhë më të hershme, së paku në fund të shek. 4, kur, bazilika ishte pothuajse po aq e madhe sa edhe tani, përveç transeptit, apsidës me kripin e nëndheshëm. Projekti i rikosntruktimit të Popos në shekullin e 11 përfshiu rindërtimin e të dy fasadave, me dy dritare qendrore, apsidën dhe afreskun e mrekullueshëm rrethor. Kolonadës së brendshme dhjetë kolonëshe iu vendosën kapitole të reja. Puna vazhdoi pas tërmetit të vitit 1348. Më 1909, dyshemeja e Popos u zhvendos në nivelin e presbiterisë për të shfaqur dyshemenë e mozaikut nga kompleksi i Konstandinit një metër më poshtë.

 
Më 1909, dyshemeja e Popos u zhvendos në nivelin e presbiterisë për të shfaqur dyshemenë e mozaikut nga kompleksi i Konstandinit një metër më poshtë.
 

Dyshemeja me mozaik

Mozaiku i dyshemesë së bazilikës u zbulua në fund të she-kullit 19 dhe në fillim të shekullit 20; ai është një nga reliket më spektakolare, vend adhurimi primitiv, i ndërtuar në bazë të urdhërit të peshkopit Theodore sipas Dekretit të Tolerimit (313 të ep. re). Kompleksi përfshinte dy salla paralele (njëra mund të shihet nga gërmimet në Kript), një korridor komunikues, një  baptisteri në formë vezake (e mbyllur për publikun), dhe shumë hapësira që mund t’i kenë përkitur rezidencës së peshkopit. Me një shtrirje mbi 760 m2, mozaiku në dhomën jugore të Theodorit, është mozaiku më i madh në Perandorinë Romake Perëndimore. E ndarë në katër hapësira dhe e dominuar nga mbishkrimet e Theodorit, alegoritë e saj dhe imazhet jo lehtësisht të deshirfueshme paraqesin një shteg virtual drejt shpëtim të përjetshëm.

Akuileia, dyshemeja me mozaik në Bazilike   
 
   

Kripti i afreskut

I ndërtuar me gjasë nga fillimi i shekullit 9, i ndryshuar në formën e tanishme nga shekulli 11, kripti nën altarin e lartë të bazilikës është i ndarë në një anije dhe dy korridore me gjashtë shtylla që mbajnë kubenë e kryqit. Muret dhe tavani mbulohen plotësisht nga nga një cikël magjik afreskësh, që ka gjasa të jetë krijuar nga fundi i shek. 12.

 

Kripti i gërmimeve 

E ashtëquajtura “Cripta degli scavi” doli në dritë nga investigimet arkeologjike rreth kullës së kambanës. Kjo zonë arkeologjike është e dominuar nga mbetjet e kompleksit të bazilikës së Theodorit (datuar pas 313 pas Kr.). Kjo përfshin hapësirën veriore, pjesërisht e pushtuar nga shkallët e kullës së vendit të adhurimit edhe vendqëndrimit të peshkopit. Në një nivel më të lart mund të shihen mbetjet e mëdha të bazilikës pastheodorian e cila u ndërtua në mes të shekullit 4 për të zëvendësuar kishën e Theodorit, rrethuar nga një baptisteri (pagëzimore) e re.

Akuileia, sipas biblës Gjoni (Bazilika, mozaiku I dyshemësë)  
 
 
   

Pagëzimorja 

Pagëzimorja e jashtme daton rreth periudhës së vonë të shekullit 4, kur u ndërtua bazilika jugore pastheodoriane. Vetëm gjysma e poshtme ka mbetur nga struktura e saj origjinale. Pagëzimorja ishte katrore nga jashtë dhe oktagonale nga brenda, me nishe gjysëmrrethore në në kënde. Pagëzimorja aktuale është hegzagonale. Shkallët të cojnë në vaskën për zhytjen pagëzuese, përreth të cilave më vonë u ndërtuan boshte shtyllash (shek. 9).

 

Südhalle (kthina jugore)

Pagëzimorja ndodhet pranë dy dhomave katrore me madhësi simetrike, të cilat plotësojnë kompleksin e bazilikës së madhe. Ato u zbuluan më 1893 dhe nga arkeologu austriak referohen si Nordhall (Dhoma e veriut) dhe Südhalle (Dhoma e jugut). Të dyja dhomat kanë dysheme me mozaik që datojnë rreth  shek. 4  ose fillimit të shek. 5. Megjithëse u zbuluan vetëm  para 100 vjetësh, dhe  mozaiku i (Dhomës jugore) Südhalle u shfaq për publikun vetëm më 2011, në një muze të ndërtuar posaçërisht. Mozaiku i madh ka tri pjesë të ndara. Fragmenti i mrekullueshëm i mozaikut që parqet një pallua, i cili ndodhet tani në murin e muzeut në Südhalle, dikur ishte i vendosur në kalimin e gjatë (ose narteks) midis kësaj dhome dhe bazilikës.

Akuileia, Forumi   

Kulla e Kambanes

Kulla e Këmbanës e Bazilikës së Akuileas, 73 m e lartë, ngrihet  mrekullueshëm mbi sheshin Friulian. E ndërtuar nga patriarku Popon – doshta në të njëjtën periudhë me bazilikën ose në një kohë pak më të vonët. Fillimisht ka qenë një kullë e thjeshtë me një dhomë për kambanën dhe një çati të ulët. Me kalimin e kohës u shtuan shkallët për të përforcuar bazamentin (shek. 4), dhe në gjysmën e parë të shek. 16, nën patriarkët e familjes venedikase Grimani, u rindërtua dhoma e kambanës.

 

Sheshi Kapitolin

Ky shesh ka qenë qendra jetike e Akuileias gjatë Periudhës Mesjetare. I kufizuar nga përmasat  madhështore të bazilikës, baptisterisë dhe kullës së kambanës, sheshi pushtoi ish zonën e pallatit të peshkopit dhe një portik katër faqësh nga bazilika pastheodoriane në veri (nga gjysma e dytë e shek. 4). Linjat e saj kryesore janë rindërtuar gjatë rinovimeve të kohëve  të fundit të kryera në zonë (2008–2009) duke përdorur rrasa të bardha guri. 

Sheshi i Patriarkut

Në jug të kompleksit të bazilikës shtrihet hapsira e paanë  me bar që është “Sheshi Patriarkato”. Relike domethënse të një godine publike të rëndësishme romake (me përmasa fillestare 66×90m) kanë qëndruar këtu deri në mes të shek. 18. E ngritur midis shek. 3 dhe 4, ndërtesa shërbente si një depo, fillimisht për ushqime jo vetëm për qytetin por edhe për ushtritë që patrullonin kufijt danubian të Perandorisë.

 

Forumi

Forumi, qendra e jetës politike, administrative dhe shoqërore të qytetit, ishte një shesh faza e parë e ndërtimit të të cilit daton nga shek. 2 para Kr. Në gjysmën e parë të shek. të parë pas Kr., ai mori pamjen që mund të shihet edhe sot, me arkada rrethuese në sëpaku tri anë. Në lindje dhe perëndim u hapën disa punishte në portik; gjatë gjithë gjerësisë në jug u vendos një bazilikë civile. Dihet shumë pak për veriun e tij, vetëm që kishte një ndërtim rrethor me shkallë, i cili është identifikuar si Comitium, një vend për takimet popullore në periudhën Republikane.

 

Zona e Kosarit

Rajoni arkeologjik në zonën e Kosarit  karakterizohet nga  së paku dy ose tri banesa që kanë dalë në dritë në vitet  50’. Sot ato studjohen nga  Universiteti  i Padovës. Zona  arkeologjike pranë këndit juglindor  të mureve Republikane, është pjesë e  bllokut jugor të Akuileias Romake, e kufizuar me një rrugë  veri-jugore, kalldrëmet e së cilës kanë mbijetuar, dhe me një rrugë paralele, në perëndim (jo e dukshme aktualisht). Rrënojat e mureve dhe dyshemeve të shtëpive i përkasin periudhave të ndryshme midis shek. I dhe IV pas Kr. Pjesa jugore përmban një numër të madh mozaikësh  nga dekada e fundit të shekullit e parë para Kr. ose  fillimit të shekulit të parë të ep. së re. Pjesën qendrore të sipërfaqes e zë një banesë, e cila quhet “domus Titus Macrus” dhe daton nga fillimi i shekullit të parë.

 

Porti i Lumit 

Është një nga portet më të konservuara të periudhës romake , përgjatë rrjedhës së hershme të lumit Natisone/Torre, i cili i kalonte në lindje të qytetit antik ku arrinte gjerësinë 50m. Strukturat u gërmuan në vitet 1930. Gërmimet u shtrinë në një gjatësi prej 300m, përgjatë anës së djathtë të lumit, duke arritur deri në rrethimin lindor të mureve të qytetit republikan. I ndërtuar mbi një konstrukcion më të vjetër, porti i lumit u ristrukturua plotësisht në fillim të shek. të parë të ep. së re, me një kompleks të ri skelash dhe një ndërtesë të gjatë prapa, e cila hapej nga lumi.

 

Via Sakra 

E ashtëquajtura “Via Sacra” (Rruga e Shenjtë) është një rrugicë ndjellëse arkeologjike që shtrihet nga porti i lumit deri te zona e bazilikës nën hijen e qiparisave. E krijuar në vitet 1930, duke shfrytëzuar dheun e gërmuar në port, rruga kishte si qëllim të krijonte një lidhje midis rrënojave romake, varrezave të lutës  1915–1918 dhe kompleksit të bazilikës, me reliket e saj  të mrekullueshme.

 

Varrezat 

Pjesa e vetme e nekropolit e cila mund të vizitohet sot në Akuileia, është ajo që përfshin pesë vendvarrime të cilat shtrihen përgjatë një rruge dytësore që të shpie jashtë qytetit. Me gjatësi të ndryshme por thellësi të njëjta, ato u përkisnin familjeve të ndryshme akuileiane (Statius, Anonim, Julius, Trebius dhe Cestius).
Akuileia, nekropoli Romak   
 
   

Muzeu Arkeologjik Kombetar

Muzeu Arkeologjik Kombëtar në Akuileia u hap më 1882 në  shtëpinë të cilën edhe sot e okupon, Vila Kasis-Faraone. Ekspozita shtrihet në tre kate dhe dymbëdhjetë dhoma, duke vazhduar në galeritë Lapidari (1898). Një pjesë e depove është gjithashtu e hapur për publikun, me ekspozita të reja, si p.sh. sektori në Via Ania (rruga kryesore nga Veneto), e cila është hapur më 2011.

 

Muzeu i Krishtërimit të Hershëm

Ndërtesa që ka strehuar Muzeun e Krishtërimit të Hershëm në Akuileia që nga viti 1961 është ndryshimi i fundit strukturor i bërë në shek. 15 në një pallat kristian adhurimi, i ndërtuar në shek. 4 jashtë mureve të qyetit. Vizitorët mund të shohin ndërtesën e religjionit dhe mozaikët e saj së bashku me mbishkrime të varresh kristiane nga pjesë të ndryshme të Akuileias. 
 

Varrezat e Heronjve 

Prapa apsides së Bazilikës të kufizuara nga muret mesjetare të qytetit, ndodhen varrezat e ushtarëve të vdekur në Luftën e Parë Botërore. E ndërtuar më 1920, vorreza mban  trupat e 100 ushtarëve italianë të vdekur në frontin e Krastit. Përgjatë murit rrethues të varrezave, të rrethuar me dafina e qeparize, ndodhet  varri i dhjetë ustharëve të panjohur, të cilët janë varrosur këtu më 4 nëntor 1921. Trupi i ushtarit të njëmbëdhjetë, i  zgjedhur nga  Zj. Maria Bergamas, e cila përfaqëon të gjitha nënat italiane që i kanë humbur djemtë e tyre gjatë Luftës së Parë Botërore, është transportuar me tren nga Akuileia në Romë dhe në të njëjtën ditë është vendosur në përmendore të Viktor Emanuelit II. Maria Bergamas (1867–1952) është varrosur në këmbët e  përmendores së Dhjetë ushtarëve të panjohur.